E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite përgënjeshtron lajmin e mediave britanike

Sqarim

Në një komunikatë për shtyp, një burim zyrtar pranë Qeverisë Saudite ka deklaruar se “Mbretëria e Arabisë Saudite ka ndjekur akuzat shpifëse dhe të rreme të raportuara nga disa media britanike, të cilat janë shprehur se Arabia Saudite ka lejuar Izraelin që të ndërmarrë sulme kundër Iranit nga hapësira e saj ajrore”. I njëjti burim shton se “Mbretëria e Arabisë Saudite konfi rmon edhe njëherë qëndrimin e saj se sovraniteti nuk do të shkelet kurrë dhe se ajo nuk do të lejojë në mënyrë kategorike që hapësira ajrore të përdoret për qëllime agresioni ndaj vendeve të tjera. Do të ishte e jashtëligjshme që Arabia Saudite t’i jepte Izraelit një leje të tillë, aq më tepër që me të nuk e lidh asnjë formë marrëdhënieje apo bashkëpunimi”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›