E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite rezolutë për njohjen e Kosovës

Damask -Arabia Saudite u ka propozuar vendeve anëtare të Konferencës Islamike një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në takimin që po zhvillohet në Damask, Arabia Saudite ka propozuar që vendet anëtare të organizatës së Konferencës Islamike ta njohin menjëherë Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se shpreson që Serbia me mjete diplomatike do ta pengojë njohjen e Kosovës nga 57 vendet e organizatës islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›