Cërvenkovski rizgjidhet në krye të LSDM-së
Shkup-Ish-presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski është rizgjedhur në krye të Partisë opozitare Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Kongresi i kësaj partie, i mbajtur të dielën, rizgjodhi Cërvenkovskin në krye të partisë, me 495 vota nga 601 delegatët e pranishëm në Kongres.
Cërvenkovski pranoi se LSDM-ja është në një krizë të gjatë dhe serioze, e cila karakterizohet me rejtingun e ulët, dezorientimin programor, deficitin kadrovik dhe shumë dobësi të tjera organizative. Ai u zotua se do të mundohet ta nxjerr partinë nga kjo krizë, dhe se 70 përqind e angazhimit partiak dhe programor të LSDM-së, në të ardhmen do t’i kushtohet zhvillimit ekonomik të vendit