Sejdiu pritet të përcaktojë datën e zgjedhjeve
Prishtinë - Presidenti Fatmir Sejdiu, pritet që shumë shpejt të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend. Ai ka nisur konsultat për këtë çështje me paritë politike. Shumica e partive opozitare kanë shprehur dëshirën që zgjedhjet lokale të mbahen në tetor, për të vetmen arsye se kushtet atmosferike janë më të mira sesa në nëntor.
Lideri AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shkruar një letër presidentit Sejdiu, në të cilën thuhet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka analizuar me kujdes zhvillimet rreth organizimit të zgjedhjeve lokale, në veçanti rreth orarit elektoral dhe ka vendosur të sugjerojë 25 tetorin, si ditë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Haradinaj, ndërkaq ka shkruar në këtë letër se ky propozim behët pas diskutimeve dhe analizave e që për bazë kanë arsyet subjektive, në radhë të parë motin si edhe nevojën për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e para në shtetin e Kosovës.
Në dy takimet ndërmjet presidentit, Sejdiu me përfaqësues subjektesh politike, AAK-ja është përfaqësuar në nivel nënkryetarësh. Po të të njëjtit mendim janë edhe anëtarët e Partisë Reformiste ORA. Ndërsa, Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj partitë opozitare i sheh si parashikues të motit, në lakimin e datës së zgjedhjeve. Dedaj, tregohet edhe rigoroz, ndaj partive opozitare duke thënë se presidenti i vendit nuk ka qenë dashur që t’i ftonte fare për konsulta për këtë gjë.
Përfaqësues partish kryesore politike i kanë kthyer dje presidentit Sejdiu përgjigjet rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat do të shqyrtohen nga presidenti. Ai ka thënë se do të marrë një vendim varësisht nga kërkesa që mund të ketë bërë shumica e subjekteve politike.