E Shtunë, 31 Tetor 2026

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Vizionit Rinor të PD-së

Prishtinë -Në prani të 59 delegatëve nga degë të ndryshme të PD-së dhe të më se 30 mysafirësh të tjerë u mbajt kuvendi i tretë zgjedhor i vizionit rinorë të partisë së drejtësisë. Në këtë kuvend qenë të pranishëm, kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, nënkryetarët: Munir Basha, Safet Merovci dhe Amir Ahmeti, sekretari Sylejman Qerkezi si dhe përfaqësues tjerë nga Kryesia e Kuvendit Qendror dhe ajo e Vizionit Rinor të PD-së. Në fillim mbajti një fjalë rasti dhe përshëndetjeje kryetari Agani, pastaj nënkryetari Safet Merovci, nënkryetari Munir Basha dhe sekretari Sylejman Qerkezi.

Në këtë kuvend u zgjodh kryesia e re e Vizionit Rinor e përbërë prej 19 anëtarësh.
Kryetar i Vizionit Rinor u rizgjodh Abdullah Klinaku, me shumicë absolute votash, i cili paraqiti raportin e aktiviteteve gjatë mandatit të gjertanishëm si dhe paraqiti platformën e re me të cilën kandidoi për këtë mandat.

Kundërkandidat i tij qe Fahredin Majkofci, i cili poashtu paraqiti paltformën me të cilën kandidoi në këtë mandat. Nënkryetarë të Vizionit Rinor u zgjodhën: Jeton Svirca, Ylli Shaqiri, Lavdie Gjaka dhe Beni Kizolli, ndërsa sekretar u zgjodh Blerim Halili, të gjithë me propozimin e kryetarit të posazgjedhur dhe me miratimin formal nga anëtarët dhe delegatët tjerë.

Para përfundimit të tubimit u shtrua edhe një drekë, që shënoi edhe përfundimin e punës së kuvendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›