E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vienë, përleshje në tempullin indian

Të paktën 30 persona u plagosën, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje tepër kritike, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes anëtarëve të dy familjeve në një tempull fetar indian në Vjenë.
Një zëdhënës i policisë, Michael Takacs deklaroi se të gjithë të dyshuarit ishin arrestuar menjëherë pas incidentit që ndodhi në një nga tempujt "Sikh", faltore indiane në Vjenë, por nuk shtoi hollësi të tjera në lidhje me ngjarjen.

Autoritetet lokale dhe disa dëshmitarë fillimisht thanë se sulmuesit ishin anëtarë të dy familjeve në armiqësi, por më vonë u deklarua se ishin përfshirë edhe anëtarë të disa tempujve "Sikh" në Vjenë, që kanë rivalitet shumë të hershëm me njëri-tjetrin.

Policia deklaroi se dhuna nisi kur gjashtë persona hynë në tempull në distriktin Rudolfsheim në Vjenë gjatë një shërbese fetare dhe sulmuan meshtarin dhe disa prej besimtarëve, njëri prej tyre përdori armë zjarri të tjerët armë të ftohta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›