Arbatov amerikani ne oborrin e Kremlinit
Georgi Arbatov qe ka nderruar jete ne moshen 87-vjecare ka qene per 30 vjet shefi i Kremlinit ose i mbiquajtur Amerikanisti. Ai ishte nje njeri i cili me njohurite qe kishte per Perendimin krijoi bindjen se komunizmi sovjetik ishte nje deshtim. Gjithsesi ai mbetet nje figure enigmatike edhe sot pas vdekjes.
Si shefi i institutit moskovit per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kanadane nga viti 1967 deri ne vitin 1995 Arbatov gjate viteve te Luftes se Ftohte ishte nje nga keshilltaret me te besuar dhe te cmuar te lidershipit sovjetik. Per me shume se dy dhjetevjecare nen pushtetin e Leonid Brezhnievit Juri Andropovit Kostantin Cernjenkos dhe Mikail Gorbacovit ai ka qene nje nga personat me te rendesishem te cilit i eshte marre mendim per formezimin e politikes se jashtme sovjetike. Luajti nje rol te dores se pare per te ndjelle Brezhnjevin qe te ulej ne tryezen e bisedimeve per kontrollin e armeve berthamore dhe ishte nje nga kundershtaret me te rrepte te skiftereve qe kerkonin konflikte si ne Moske ashtu edhe ne Shtetet e Bashkuara. I famshmi Cyrus Vance i jep Arbatovit meriten e te qenet nje nga figurat kyce te detantes mes Lindjes dhe Perendimit.
Njeherazi Arbatov ka qene per shume kohe zeri i Kremlinit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Qe nga fillimi i viteve 70 ai nisi qe ta vizitonte shume shpesh vendin pertej Atlantikut dhe gjate ketyre vizitave te shpeshta dhe takimeve me lideret e larte te vendit kuptoi shumecka nga politika e jashtme e vendit mesoi te fliste shkelqyer anglisht dhe mbi te gjitha krijoi pershtypjen per situaten e vertete te gjerave. Ai krijoi edhe pershtypjen se guxonte qe te fliste deri diku hapur ne lidhje me ceshtjet e brendshme sovjetike. Si rezultat iu dha akses per pjesemarrje ne forume ne te cilat u ndalohej pjesemarrja te gjithe amerikaneve qe ndodheshin ne Bashkimin Sovjetik dhe fytyra e tij u be e zakonshme ne shume forume emisione televizive dhe ne publik ne lidhje me ceshtjet nderkombetare. Ai ishte njeriu qe ua nderronte mendjen perendimoreve dhe vecanerisht amerikaneve ne lidhje me zyrtaret sovjetike. Te shumte ishin ata qe pasi e takonin personalisht Arbatovin thoshin se Bashkimi Sovjetik kishte edhe zyrtare te mrekullueshem.
Nga fillimi i viteve 80 Instituti i Arbatovit u shnderrua ne qendren e mendimit te ri te Bashkimit Sovjetik dhe si nje nga mbeshtetesit e hershem te Gorbacovit ai ishte nga te paret qe kerkoi dhe nxiti pershpejtimin e reformave ekonomike si dhe beri thirrje per pakesimin e ndjeshem te shpenzimeve ne buxhetin sovjetik per sa i perket buxhetit te mbrojtjes. E megjithate jo gjithmone te dy keta burra shkonin mire. Keshtu ne vitin 1990 Arbatov u nda nga Gorbacovi per tu bere keshilltar i Jelcinit. Me pas ai u shnderrua ne nje kritik te ashper te tij dhe te te ashtuquajtures terapia e shokut menyra me e dhimbshme per te reformuar ekonomine sovjetike. Ai ishte edhe kundra taktikave te Jelcinit per tua dhene nje grushti oligarkesh pasurite e vendit gje qe shkaktoi nje dem shume te madh per shtresen e mesme. Megjithate Arbatov mbetet nje figure me shume te panjohura. Kritiket thone se ai nuk do te kishte mundur qe te mbijetonte kaq gjate ne shume pushtete dhe krere shtetesh pa nje mbeshtetje te fuqishme nga ana e KGB-se. Ai ne fakt kishte qene shume mik me Juri Andropovin ish-kreun e KGB-se ne vitet 70. Pavaresisht se sic thote ne librat e tij ai ka punuar gjithmone per ndryshimin e sistemit sovjetik te cilin e dinte se ishte i deshtuar nderkohe ka qene nje nga te paktet ruse te besuar ne Kremlin dhe ishte i vetmi te cilit i lejohej qe te shprehte mendimet dhe opinionin e tij per pushtetin sovjetik ne televizionin amerikan.
Georgi Aekadievic Arbatov lindi me 23 mars te vitit 1923 ne Kherson ne jug te Ukraines. I ati i tij nje hebre polak ka qene i dekoruar si luftetar i revolucionit. Pjese te femijerise se tij ai i kaloi ne Berlin ku i ati kishte gjetur pune ne misionin sovjetik. Gjate pushtetit te Stalinit ai u burgos nje vit per sabotazh edhe pse me pas akuzat i rane. Ky episod e shnderroi ate ne nje Stalinist dhe i mesoi njeherazi edhe rreziqet qe kishte ky sistem. Nderkohe qe ne Bashkimin Sovjetik kishte njerez si Saharovi qe permes veprimeve te tyre te hapura konsideroheshin si heronj e martire Arbatov ka deklaruar se nese nuk do te kishte qene per punen e heshtur te mijera heronjve qe punonin brenda regjimit procesi i ndryshimit do te kishte qene shume i ngadalte dhe ndoshta nuk do te kishte ndodhur.
Nga viti 1191 Arbatov ishte keshilltar i Dumes per politiken e jashtme. Pasi doli ne pension ne vitin 1995 ai vazhdoi punen kryesisht permes leksioneve dhe mesimdhenies. Vitet e fundit ka shprehur haptazi edhe pakenaqesine ndaj perpjekjeve te Putinit per te shtypur demokracine.