E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aung San Suu Kyi

Burgu i vetem i vertete eshte frika dhe e vetmja liri e vertete eshte liria nga frika

Aung San Suu Kyi u burgos gati ne kohen qe Mandela u lirua nga burgu ne Afriken e Jugut. Lirimi i saj njezet vjet me pas shkaktoi ne Burma dhe ne bote te njejtin entuziazem dhe vemendje si edhe lirimi i Mandeles. Presidenti Obama e quajti Suu Kyi-ne heroinen e tij dhe frymezim per te gjithe ata qe luftojne per te drejtat e njeriut ne Burma dhe kudo ne bote.

Njelloj si Gandi si Martin Luter Kingu si Nelson Mandela Aung San Suu Kyi ne Burma eshte bere simbol nderkombetar i rezistences paqesore heroike ndaj shtypjes ndaj diktatures.

Prej me se njezete vjetesh ne nje vend fqinj te Indise nje grua delikate me ze te bute me pamje e sjellje fisnike nje grua qe buzeqesh absolutisht trime krejtesisht idealiste plotesisht parimore po lufton pa ngritur asnje gisht per dhune kunder njerit prej regjimeve me te konsoliduara ushtarake te Azise se sotme regjimit te gjeneraleve te Burmes apo te Mianmarit sic quhet sot.

Aung San Suu Kyi eshte bija e gjeneralit burmes Aung San hero i pavaresise se vendit te tij i cili u vra ne vitin 1947 gjashte muaj para pavaresise se Burmes. Ne ate kohe ajo ishte dy vjece.

Ne vitin 1960 Aung San Suu Kyi shkoi ne Indi me nenen e cila ishte caktuar aty ambasadore e Burmes. Ajo kaloi ne Indi kater vjet nga viti 1960 deri ne vitin 1964 duke studiuar shkenca politike ne Universitetin e Delhit. Aty ajo zbuloi filozofine e qendreses jo te dhunshme te Gandit. Gjate kohes qe studionte ne universitet udheheqesi ushtarak i Burmes Ne Win rrezoi qeverine demokratike te vendit permes nje grushti ushtarak shteti dhe vendosi diktaturen. Ne kete kohe filloi shkaterrimi i Burmes.

Pas Indise Suu Kyi shkoi ne Londer ne Oksford ku studioi per filozofi politike dhe ekonomi. Aty ajo u njoh edhe me burrin e saj te ardhshem me akademikun britanik Michael Aris.

Ne vitin 1988 kur kryeqyteti i vendit Rangun ziente nga protesta per demokraci te studenteve punonjesve dhe murgjve ne to u perfshi edhe Suu Kyi. E frymezuar nga Gandi dhe Martin Luter Kingu ajo zgjodhi menyren e tyre te luftes dhe protestes ajo organizoi protesta masive paqesore udhetoi ne gjithe vendin dhe beri thirrje per reforma demokratike dhe zgjedhje te lira.

Ne vitin 1989 Suu Kyi u vu ne arrest shtepie per lsquorrezikim te shtetit. Gjate kesaj kohe ajo filloi nje greve urie ne mbeshtetje te kolegeve te saj te burgosur. Tashti ajo kishte fituar emrin lsquoGandi i Burmes. Levizja per demokraci vazhdonte dhe ajo u perhap nga kryeqyteti Ranguni ne te gjithe vendin gjate veres se atij viti. Levizja u quajt lsquoPranvera e Rangunit. Qeveria e kryesuar nga udheheqesi ushtarak Sein Lwin u kunderpergjigj duke masakruar mijera protestues. Edhe pse si pasoje e asaj proteste Lwin-i dha doreheqjen regjimi ushtarak mbeti i paprekur. Ne kete kohe Suu Kyi i dergoi nje leter te hapur qeverise me te cilen i kerkoi formimin e nje Komiteti Konsultativ te Popullit per te pergatitur zgjedhje shumepartiake. Me 26 gusht ajo iu drejtua nje mitingu prej 500000 pjesemarresish ne kryeqytet ne te cilin deklaroi Si vajza e babait tim nuk mund te qendroj indiferente ne keto qe po ndodhin... Kjo krize kombetare mund te quhet lufta e dyte per pavaresi. Ne zgjedhjet qe u bene ne vitin 1990 ajo fitoi bindshem edhe pse ishte nen arrest shtepiak. Junta ushtarake nuk e dorezoi pushtetin dhe e mban ate edhe sot.

Angazhimi i Aung San Suu Kyi ne mosdhune si dhe trimeria dhe gatishmeria e saj per cdo sakrifice per ceshtjen per te cilen luftonte u duk qarte kur gjate nje turi neper vend ajo u konfrontua me policine e regjimit. Kur policia e kercenoi se do te qellonte mbi te Suu Kyi u kerkoi shoqeruesve te saj te hapeshin doli ne balle dhe u vu para armeve qe ishin drejtuar kunder saj.

Ne vitin 1991 Suu Kyi-se iu dha cmimi Nobel per Paqe. Kryetari i Komitetit per cmimet Nobel Francis Sejested ne paraqitjen qe i beri tha Eumlshte nje shembull i dalluar i fuqise se te pafuqishmeve. Nga ana e saj Suu Kyi tha Ju lutem perdorni lirine tuaj per te ndihmuar lirine tone.

Ne vitin 1999 burri i Suu Kyi vdiq ne Angli. Autoritetet e vendit e lejuan ate te shkonte per te varrosur burrin por ajo nuk shkoi mbasi kishte frike se nuk do ta lejonin te kthehej.

Ne vitin 2000 Suu Kyi perseri u vu ne arrest shtepie sepse u perpoq te udhetonte per ne nje qytet ne te cilin ishte e ndaluar. U lirua ne vitin 2002. Pas nje viti u burgos perseri per shkak te ndeshjes se perkrahesve te saj me nje turme qe perkrahej nga regjimi. Ajo tha se izolimi ia kishte shtuar vendosmerine per tia dedikuar jeten qytetarit te thjeshte burmez.

Me pas regjimi ushtarak u detyrua te hiqte perkohesisht te gjitha kufizimet mbi veprimtarine politike te saj. Ne konferencen e pare per shtyp pas lirimit te perkohshem Suu Kyi tha Lirimi im nuk eshte ndonje triumf per demokracine. Une do te bej ceshte e mundur qe te shoh se demokracia po vjen ne Burma dhe po vjen ne rrugen e drejte. Lufta e lsquoGandit te Burmes nuk ka mbaruar ende.

Gjate kohes qe ndodhej ne arrest nje gazetare amerikane u lejua ta intervistonte. Ajo e pyeti Aung Suu Kyi-ne per sakrificen qe po bente per demokracine ne vendin e saj. Aung Suu Kyi iu pergjigj se nuk po bente ndonje sakrifice se veprimet e saj ishin zgjedhur prej saj dhe se kur njeriu e zgjedh vete rrugen e veprimit sado e veshtire qe te duket ajo nuk mund te quhet sakrifice.

Ne vitin 2003 Aung San Suu u mbyll perseri ne burg duke qene e vetmja laureate e cmimit Nobel per Paqe e burgosur. Per te Madelein Albright ish-ministre e Jashtme e Amerikes ka thene Kur qeveria e Burmes perpiqet te fajesoje viktimat me krime dhe te thote se Aung San Suu Kyi dhe partia e saj jane pergjegjese per represionin e tyre une mund ti pergjigjem se te njejtat fjale jane thene dikur edhe per Gandin dhe per Martin Luter Kingun dhe per Nelson Mandelen dhe per Vaclav Havelin. Bota kupton. Ndersa kryepeshkopi jugafrikan laureat i cmimit Nobel per paqe Desmond Tutu ka thene Ne staturen fizike ajo eshte e imet dhe elegante por ne ate morale eshte gjigante.

Me 7 nentor te ketij viti per here te pare pas 20 vjetesh ne Burma u zhvilluan zgjedhje. Ne zgjedhje moren pjese parti pro qeveritare. Partia e Aung San Suu Kyi Liga Kombetare per Demokraci nuk mori pjese. Pernjehere pas zgjedhjeve u dhane shenja se Aung Suu Kyi do te lirohej dhe vertet ajo u lirua pas gjashte ditesh me 13 nentor. Lirimi i saj perkoi edhe me mbarimin e kohes se denimit. Aung San Suu Kyi u burgos gati ne kohen qe Mandela u lirua nga burgu ne Afriken e Jugut. Lirimi i saj njezet vjet me pas shkaktoi ne Burma dhe ne bote te njejtin entuziazem dhe vemendje si edhe lirimi i Mandeles. Presidenti Obama e quajti Suu Kyi-ne heroinen e tij dhe frymezim per te gjithe ata qe luftojne per te drejtat e njeriut ne Burma dhe kudo ne bote.

Qendrimi i saj para turmave entuziaste qe pershendesnin lirimin e saj duke kenduar dhe brohoritur ishte teper dinjitoz. Ajo u tha atyre se demokracia e vertete vjen vetem atehere kur populli te jete ne gjendje ta mbaje nen kontroll qeverine se duhet te ngrihemi per ate qe mendojme eshte e drejte se nuk duheshin humbur shpresat.

Burgimi i fundit i saj zgjati 7 vjet. Lirimi i saj tashti ne moshen 65-vjecare nuk dihet nese do te jete perfundimtar apo jo nuk dihet nese ajo do te jete ne gjendje te marre pjese aktive dhe me peshe ne skenen politike te Burmes se sotme. Partia e saj pa aktivitet per rreth 20 vjet nuk dihet nese do ta marre apo jo veten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›