E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet e vetem Ja perse jane me te lumtur

Lajme te mira per te gjithe prinderit qe kane femije te vetem dhe ndihen ne faj pse nuk i kane dhene nje vella apo nje moter trashegimtarit te tyre te vetem. Sipas nje studimi anglez me sa duket kane bere mire. Nje nga studimet me te gjera te bera ne kete fushe ka treguar se sa me pak vellezer dhe motra te kesh aq me shume femija eshte i kenaqur dhe i lumtur. Zenka rivaliteti gara per vemendjen qe marrin nga nena dhe babai jane shkaqet kryesore qe i bejne femijet te mos jene te lumtur ose te veshtire jeten e shume vellezerve dhe motrave tregon studimi. Nje gjendje tensioni qe mund te ndikoje ne zhvillimin e femijeve duke bere qe kur te rriten te kene probleme me sjelljen dhe depresionin por qe ka pasoja negative edhe per prinderit duke krijuar nje gjendje stresi dhe duke kontribuar te vendose ne krize harmonine e ciftit. Teza eshte rezultat i nje hetimi mbi jeten e 100 mije personave pjese e 40 mije familjeve te bere nga nje agjenci qeveritare britanike dhe Social research council per nje raport qe do te publikohet ne ditet ne vazhdim por qe u zbulua para kohe nga Observer i Londres. Te dhenat e lidhura me femijet jane fryt i pyetesoreve shume te detajuar te plotesuar nga 2500 te rinj dhe te analizuar nga instituti per studimet e ekonomike dhe sociale te universitetit te Essex-it. Ja se cilat jane shifrat. 54 per qind e femijeve ankohen per forma te vazhdueshme te sjelljeve agresive fizike apo verbale nga ana e vellezerve apo motrave. Thuajse 30 per qind pranojne se vellezerit apo motrat i therrasin me emra te shemtuar dhe shpesh nuk u thone fjale te bukura. 17.6 per qind ankohen sepse vellezerit dhe motrat u marrin lodrat dhe gjerat e tyre qe jo vetem i perdorin por edhe i shkaterrojne. Tjeter faktor i moskenaqesise eshte edhe gara per te pasur kujdesin e prinderve per hapesiren qe duhet ndare brenda shtepise me qellim mbrojtjen e privatesise. Ne pergjithesi tregon kerkimi niveli i lumturise bie ne varesi te numrit te vellezerve apo motrave ne familje. Studimi ne fjale dhe kerkime te tjera per te njejtin argument komenton Dieter Wolke docent i psikologjise se femijeve ne Warwick University ilustrojne edhe aspektet pozitive te te pasurit nje vella apo nje moter si per shembull mbeshtetja reciproke qe mund te jepet ne momente te veshtira. Por mosmarreveshjet e vazhdueshme me vellezerve shton eksperti rritin stresin per femijet disa prej te cileve heqin dore nga nderhyrja per te zgjidhur konfliktet mes tyre duke e lene gjendjen e ndere. Kete konfirmon edhe Siobhan Freegard themelues i Netmums nje prej sajteve me popullore per bisedat mes nenave Shume prinder perfundojne duke bere arbitrin per te sjelle paqen ne familje. Eumlshte nje rol i lodhshem. Me nje femije te vetem keto gjera nuk ndodhin. Ne te kaluaren ishin femijet e vetem qe konsideroheshin si mbartes te nje handikapi me te turpshem me te heshtur dhe me te mbyllur ne vetvete ne krahasim me femijet e tjere qe kishin ne shtepi motra dhe vellezer. Por kjo nuk eshte me e vertete tregon Freegard duke cituar te dhenat e Universitetit te Essex-it. Shume femije te vetem sot jane te hapur te sjellshem te shoqerueshem kane besim ne vetvete me te shkathet per te bere miqesi te reja ne shkolle ne parqe apo me pushime. Duken vertet femije te lumtur. Edhe nje tjeter e dhene te le pa fjale femijet e pakicave etnike te vetem ose me vellezer dhe motra jane mesatarisht me te lumtur se femijet e familjeve britanike.

Rrefimet e femijeve te vetem

Jam shume i lumtur qe kam qene femije i vetem tregon Julian Smith 25-vjecar londinez qe kujton se kur ishte i vogel u thoshte prinderve te mos benin femije te tjere sepse ishin mire keshtu. Jam plotesisht dakord se femijet e vetem jane me te lumtur. Personalisht nuk e kam ndier nevojen e nje vellai apo te nje motre edhe duke u rritur. Kjo ka perforcuar edhe me tej natyren time prej luftaraku ne jete. Te mite ishin te medhenj ne moshe kur me sollen ne jete dhe une e kam humbur babane kur isha 19 vjec dhe te humbasesh nje prind kur je femije i vetem eshte e tmerrshme. Gjithmone e kam ndier nevojen per te pasur miq perreth meje. Besoj me shume te miqesia se te lidhjet e gjakut perfundon ai. Per sa i perket faktit qe del nga kerkimi se femijet e vetem kane me shume sukses ne jete Julian pergjigjet Kjo eshte e tepert. Mendoj se kerkimi eshte bere nga nje djale i vetem. Te kesh ose jo sukses ne jete varet nga shume faktore fati rrethanat gjendja sociale karakteristikat personale. Nuk do te isha kaq kategorik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›