Refuzimi i statusit dhe pergjegjesia e Kryetares se Kuvendit
Tashme eshte e qarte se Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat per shkak te mosfunksionimit korrekt te Kuvendit. Per habine tone Pierre Mirel drejtor per Ballkanin Perendimor ne DG Enlargement te Komisionit Europian ne nje interviste per Top Channel tha tekstualisht
Parlamenti nuk funksionon sic duhet sepse vertet qysh prej zgjedhjeve pati bojkot dhe veshtiresi me pas por ai nuk funksionon sic duhet per nje arsye tjeter qe lidhet me funksionimin e strukturave. Dhe dua te kembengul ne kete pike pavaresisht situates paszgjedhore ne mendojme - ne cdo rast kjo eshte analiza jone - qe rregullat procedurat per funksionimin e Parlamentit nuk respektohen dhe kesisoj Parlamenti nuk ushtron rolin e tij te vertete kontrollues mbi qeverine perfundonte Pierre Mirel.
Themi per habine tone sepse mendonim se Komisioni do ta vinte theksin me shume te bojkoti disamujor i opozites dhe marredhenia e kushtezuar qe ajo vazhdon te kete me Kuvendin. Por raporti analitik dhe mendimi i shprehur nga zoti Mirel vertetojne se e drejta nuk mund te jete pareshtur ne anen e dikujt ne kete rast ne anen e mazhorances. Kur teprohet me denoncimin e padrejtesise kerkimin apo rivendosjen e se drejtes e drejta kalon ne krahun e tjeter dhe autori i padrejtesise behet nga ana e tij viktime e nje padrejtesie te dyte. Kesisoj kufiri mes drejtesise dhe padrejtesise behet gri madje fare pa ngjyre. Kjo ka ndodhur edhe me Kuvendin dhe Kryetaren e tij Jozefina Topalli.
Eumlshte i kuptueshem frustrimi i saj dhe i mazhorances perballe refuzimit sistematik te opozites per te marre pjese ne votime projektligjesh aq sa ky qendrim qe shitet si parimor prej opozites coi ne rrezimin e projektligjit teper te rendesishem te drejtesise administrative ku ngritja e Gjykates Administrative ishte financuar nga USAID.
Po ashtu ishte i kuptueshem frustrimi i mazhorances qe vinte nga pohimet e panderprera te opozites se nuk kishte arsye per te festuar per heqjen e vizave pasi Shqiperise nga njera ane iu refuzua statusi dhe nga ana tjeter vizat jane nje dhurate e Europes. Nderkohe qe vete komisionerja Malmstroumlm gjate vizites ne Tirane i njohu te drejten qeverise dhe popullit per te festuar per heqjen e vizave. Sot eshte dita per te festuar - tha komisionerja - por pas festes nisin pergjegjesite.
Dhe se fundi jane te kuptueshme frustrimet e mazhorances dhe te Kryetares se Kuvendit te provokuara nga perspektiva e protestave te opozites poshte dritareve te zyres se saj dhe te Kryeministrit.
Por po aq sa jane te kuptueshme frustrimet e mesiperme jane te pakuptueshme sjelljet e mazhorances ne me se nje rast keto kohet e fundit ne sallen e seancave plenare dhe ne drejtimin e Kuvendit.
Kryetarja Kuvendit abuzon me postinKomisioni eshte treguar i pakursyer me Kryetaren e Kuvendit. Planet televizive ku Pierre Mirel i dorezon Jozefina Topallit opinionin dhe raportin analitik na tregojne qarte nje Kryetare Kuvendi pa shprehje ne fytyre. Ne raportin analitik shkruhet shprehimisht se pozicioni i Kryetares eshte keqperdorur vecanerisht duke shfaqur influence te shperpjesetuar ne procesin e miratimit te kalendarit te punimeve duke imponuar vendime afatshkurtra perkunder vendimeve te perbashketa te Konferences se Kryetareve.
Vetvetiu te vjen ne mend futja ne votim pa diskutim ne komisione i projektvendimit per prishjen e qendres nderkombetare te kultures Pjeter Arbnori dhe ngritjen aty te kompleksit te ri parlamentar. Por jo vetem kaq.
Raporti analitik thote ca te verteta jo te panjohura nga shqiptaret por qe kane meriten te japin kendveshtrimin e Komisionit e si te tilla perbejne nje teresi defektesh qe duhen ndrequr. Keshtu nuk eshte faji i opozites nese projekte te ndryshme ose nuk diskutohen fare ne komisione parlamentare si rasti i projektvendimit per ish-Piramiden ose diskutohen shpesh nen presionin e kohes kurse konsultimi me grupet e interesit mbetet i kufizuar. Nuk eshte faji vetem i opozites qe Parlamenti eshte shnderruar ne paradhomen e qeverise dhe eshte i pafuqishem ne mbikeqyrjen efektive parlamentare te ekzekutivit duke mos funksionuar si nje institucion i pavarur. Per kalimin e ligjeve me nje cilesi jo gjithmone sipas standardeve faji eshte vetem i qeverise dhe i mazhorances qe kane tagrin per ti hartuar dhe votat per ti miratuar. Kapacitetet per hartimin e projektligjeve ne ministrite e linjes dhe ne trupen administrative thuhet ne raport jane te dobeta. Madje zbatimi i duhur i ligjit dhe respektimi i tij jane prekur pikerisht nga cilesia e dobet e ligjit.
Pohime te tilla nga ana e Komisionit duket sikur i japin kredi akuzave te fundit te opozites shqiptare. Qendrime te tilla te mazhorances ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin si refuzimi sistematik i kandidaturave te Presidentit te Republikes per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte theksojne frymen here pas here jo demokratike te qeverise se Partise Demokratike. Gjykimi mbi kritere te pastra politike ku gjyqtaret nuk duhet te kene qene pjese e trupes gjyqesore apo e Prokurorise perpara viteve 90 dhe as te kene pasur poste politike gjate 20 viteve te shkuara jane kritere te pashkruara Ligjet perkatese per funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte percaktojne ne menyre ligjore te qarte kriteret qe duhen plotesuar per te qene gjyqtar ne njeren prej ketyre gjykatave. Aplikimi ne perzgjedhje i kritereve specifike nga mazhoranca ilustron zbatimin ne praktike te Ligjit te Lustracionit nje ligj i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Por ky nuk eshte i vetmi rast. Ne nje numer rastesh vendimet e Gjykates Kushtetuese jane sfiduar seriozisht apo madje nuk jane marre parasysh nga institucionet qeveritare shkruhet ne raport.
Ne mbledhjen e javes se shkuar te qeverise Kryeministri Berisha u shpreh se do te kontestoje ato pjese te raportit me te cilat qeveria nuk eshte dakord. Por kjo nuk i heq gje faktit qe perkunder pritshmerise se qeverise raporti analitik eshte nje refuzim jo vetem i bojkotit te opozites por sidomos i drejtimit te deritanishem te Kuvendit.
Komisioni ka zhvleresuar deklaratat pompoze te Kryetares se Kuvendit per qindrat e ligjeve te miratuara nga kjo mazhorance e qe sipas saj e kane afruar vendin me Bashkimin Europian. Efektet e drejtimit abuziv te Kuvendit nga Kryetarja Topalli perkundrazi kane pasur efektin e kundert Po ashtu eshte zhvleresuar edhe aksioni i saj politik neper bote e ashtuquajtura diplomaci parlamentare neologjizem i shpikur ne kohen kur Ministrine e Puneve te Jashtme e drejtonte Lulzim Basha te cilin zonja Topalli ka treguar publikisht se nuk e ka per zemer. Diplomacia e Kryetares se Kuvendit eshte zhvleresuar nga qendrimi i saj partizan ne seanca plenare ku jane kapur prej zhelesh standardet e funksionimit te nje Parlamenti europian.
Pakenaqesi per drejtimin e Kuvendit jane formuluar edhe nga brenda radheve te mazhorances si ne rastin e votimit dy here te dekretit te Presidentit te Republikes qe kthente per rishqyrtim ligjin per pronat. Deputeti Oketa e quajti atehere votimin e dyfishte te turpshem.
Ne keto kushte opozita ka deklaruar se do te tentoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryetares se Kuvendit por qe pak gjasa ka qe te jape rezultat. Per shkak edhe te ekuilibrave brenda PD-se akoma me pak gjasa ka qe vete Kryeministri Berisha me cilesine e kryetarit te Partise Demokratike ti heqe zonjes Topalli mbeshtetjen e tij. Per kryetarin e PD-se kjo eshte nje ceshtje perllogaritjesh politike dhe elektorale dhe Jozefina Topalli mbetet ende e vlefshme per te pavaresisht kostos politike qe i shkaktoi ne marredheniet me partneret nderkombetare.