E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur nga profesoret e Universitetit te Vlores Ismail Qemali

Profesoret Gjykatesi ka vene ne levizje organet e prokurorise qe po persekutojne dita-dites stafin

Me ane te kesaj letre informojme Presidentin e Republikes se Shqiperise Kryeministrin institucionet shteterore perfaqesite e huaja ne Republiken e Shqiperise organizatat e huaja organet e shtypit dhe opinionin publik per nje situate te papare ndonjehere ne historine e institucioneve akademike ne bote.

Nje gjykates i ka shpallur lufte universitetit Ismail Qemali te Vlores duke perdorur per kete strukturat shteterore dhe organet gjyqesore ku ai vete ben pjese. Kjo ka ndodhur sepse Universiteti i Vlores nuk i ka njohur provimet qe djali i tij ka dhene ne nje shkolle private te panjohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Kjo eshte dhe zanafilla e kesaj lufte. Ceshtja ka shkuar deri ne Gjykaten e Larte e cila me te drejte ka pezulluar te gjitha veprimet qe cenojne universitetin tone. Paralelisht me kete gjykatesi ka vene ne levizje organet e prokurorise qe po persekutojne dita-dites stafin e universitetit me veprime abuzive provokime dhe duke i penguar te bejne rregullisht detyren e tyre. Te gjitha keto veprime arbitrare vene ne rrezik nje institucion te arsimit te larte qe mbrohet me ligj. Aktiviteti i prokurorise po behet pengese per ushtrimin normal te nje funksioni publik dhe te nje sherbimi per 10.000 studente te Universitetit te Vlores. Per hir te se vertetes Universiteti i Vlores ka qene vazhdimisht nen nje presion te tille dhe ky eshte nje fakt publik i dokumentuar mire. Keto vitet e fundit kane qene te shpeshta perplasjet e stafit pedagogjik te UV me njerez qe mbrojne interesa te uleta dhe jane kunder zhvillimit te arsimit te larte ne Shqiperi. Institucionet e Arsimit te Larte mbrohen me ligj dhe nuk duhet te cenohen ne asnje menyre ne forma te tilla abuzive dhe per interesa te padrejta te personave te caktuar aq me keq nese ata jane te veshur me pushtet. Ky eshte nje precedent ogurzi qe mund te marre permasa me te medha dhe mund te perseritet vazhdimisht per te mbytur me dhune cdo perpjekje progresiste ne zhvillimin e arsimit dhe ne edukimin e brezit te ri. Stafi akademik i ketij Universiteti si gjithnje eshte i vendosur te mos perkulet ndaj ketyre presioneve dhe te perdore gjithe mjetet demokratike per te vendosur drejtesi dhe per te vazhduar punen per realizimin e misionit te tij te shenjte. Nuk do te lejohet ne asnje menyre cenimi personal i stafit te UV. Per kete te gjithe jane te ndergjegjshem dhe e konsiderojne si perparesi per veprimet e tyre ne ditet e ardhshme.

...vijojne firmat e 150 pedagogeve mbeshtetes te kesaj deklarate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›