Champions De Biasi paralajmeron Milanin
Nga shëtitjet në Europë për talente, ka përfituar të ndjekë nga afër edhe sfidat e Champions League.
Pasi vëzhgoi takimin e Juventusit me Celtic në Skoci, Gianni De Biasi analizon aktivitetin më prestigjioz për klube.
Më specifikisht, trajneri i Shqipërisë ka folur për ndeshjen e kthimit të Milanit me Barcelonën në “Camp Nou”.
“Një skuadër që në kampionat ka 16 pikë më tepër se reali dhe po fiton titullin në Spanjë nuk mund të quhet e fundosur. Jam i bindur se Barcelona po përjeton thjesht një krizë kalimtare, prej lodhjes së lojtarëve kyç dhe mungesës së trajnerit”, ishte vëzhgimi i De Biasit.
Më tej, tekniku kuqezi paralajmëron “Djallin”: “Me avantazhin 2-0 dhe pas humbjes së Barçës në Kupë me Realin, Milani mund të marrë kurajë, shtoi ai. Por, kujdes, sepse të shkosh në ‘camp Nou’ duke e nënvlerësuar këtë kundërshtar, do ti avantazhonte katalanët. Fitoret me goleada janë në ADN-në e tyre”.