Arben Frroku, më 30 maj në Gjykatën e Lartë në Athinë
Arben Frroku, i akuzuari për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, do të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Athinë, në datën 30 maj 2013.
Lajmin e bën të ditur avokati grek i Arben Frrokut, i cili edhe në Athinë do të bëjë mbrojtjen e klientit të tij shqiptar.
Avokati Makis Kaftopulos bëri të ditur për News24 se do të shfrytëzohet çdo mundësi që klienti i tij të marrë pafajësinë.
Ai tha se nuk mund të parashikojë vendimin e Gjykatës së Lartë, por siguroi se “në çdo rast, Arben Frroku do të kthehet në Shqipëri”, duke lënë të kuptohet se Frroku do të vijë në Shqipëri, qoftë si i ekstraduar - në rast të një vendimi për ekstradim nga Gjykata, qoftë si qytetar i lirë - nëse merr pafajësinë.
Sipas avokatit, dosja që ka mbërritur në Greqi për Arben Frrokun nuk ka fakte që e fajësojnë atë për vrasjen, ndërsa mbrojtja ka prova që vërtetojnë se Frroku nuk është i përfshirë në krim.
Arben Frroku u arrestua në 24 shkurt në një hotel në Selanik, ndërsa në 4 prill u zhvillua në Gjykatën e Selanikut seanca gjyqësore, që vendosi ekstradimin e tij, vendim që u apelua që në sallë nga pala mbrojtëse dhe çështja u dërgua për shqyrtim në gjykatën e Lartë në Athinë.