E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbarimi i nxjerr nga banesa, 14 familje në grevë urie: Do vetëflijohemi

TIRANE - 14 familjet që u nxorrën jashtë nga përmbarimi futen në grevë urie. Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë jashtë një godine rreth 14 familje, nga banesat te "Petro Nini”, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre.

Të gjendur të një situatë të pashpresë familjet kanë ndërmarrë aktin ekstrem të gevës së urisë, pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani". 

Gazetari i Erjon Skëndaj nga vendngjarja raportoi se pasdite numri i grevistëve shkoi në 13 persona, të cilët janë ngujuar në pjesën që shërbente si verandë banese. Godinës i kanë dalë sot ndërkohë pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti që u shfaq para banorëve pak ditë më parë në nisje të konfliktit.

Ardian Pojani, një prej famijarëve deklaroi për News 24, se ata do të qëdnrojnë në këtë grevë dersia të gjindet e drejta e tyre. Ai tha po ashtu se tashmë janë paraqitur dy gra, të cilat kanë dokumenta të rregullta pronësie, duke e konsideruar një mashtrues pronarin e paraqitur pak ditë më parë. Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, pasi shume prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime alternative, por as shanse për të marre kredi. 

Me kalimin e orëve banorët e irrituar dhe të lodhur kanë kërkuar mbërritjen e ambasadorit të SHBA , Aleksandër Arvizu për ti parashtruar problemin e tyre. Duket sikur shpresat u kanë sosur ndaj këmbëngulin ndërhyrjen edhe të ambasadorit, pasi sipas tyre nuk kanë ku të fusin kokën

“Nuk kam ku të shkoj më, kam tre ditë që fle për jashta me gjithë banorët e pallatit. Bëni dicka për ne, A ka zot mo zot:”, tha një banore për kamerat në lot. 

BANORËT: GREVA ËSHTË SHPRESA E FUNDIT, DO TË VETËFLIJOHEMI
“Greva është shpresa jonë e fundit, do të vetëflijohemi” janë disa nga deklaratat që gazetari i Neës24, Erjon Skëndaj mundi ti shkëpusë grevistëve , të cilët u futën sot në grevë pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani”. 

“Kjo është pjesa jonë e fundit, ne kemi tre ditë që rrimë natë e ditë në rrugë, pasi plaçkat i kemi jashtë. Ne nuk kemi ku të shkojmë më, është shpresa jonë e fundit. I bëj apel njerëzve, televizioneve, qeveritarëve, ambasadorëve sidomos atij amerikan, sidomos gjithë njerëzve që kanë dalë jashtë nga shtëpia si puna ime të na mbështesin. Unë nuk kam ku të shkoj”, tha një banore. 

“Sic u flijua ai grevisti Lirak Bejko ashtu do flijohemi dhe ne gjallë në bote nuk del njeri nga këtu”, u shpreh një tjetër banor. 

“Ishim të bindur se kjo godinë nuk kishte këtë pronar. Sot na u shfaqën dy zonja, edhe kanë ardhur nga Italia dhe Amerika me një mal me dokumenta dhe pretendoni nëse prona ishte e të atit dhe tha ju bashkohemi me grevën”, tha një banore. 

“Është mëse e vërtetë se zonjat kishin ardhur pasi kishin parë në Televizon ishte dhënë një emisioni ato kishin sakrifikuar duke ardhur duke konfirmuar se posedojnë gjithë dokumentacionin që ato janë dy vajzat e pronarit real, zonjat Shalsi nga Berati dhe konfirmuan se z.Salepi është mashtrues, dhe kanë qenë punonjës të babait të tyre. Ne jemi shqiptarë dhe jemi pjesë e kësaj toke. Sa i takon flamurit amerikan si një ndër vendet më demokratike i drejtohemi SHBA, dimë që në Kushtetutën e vendeve perëndimore neni i 3 është prona, në fillim zoti, kombi dhe prona”, tha një tjetër banor.

PËRMBARUESIT PRIVATË: TË MOS PENGOHET ZBATIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE
Dhoma Kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë privatë u bën thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përmbaruesit privatë përmendin rastin e fundit, në godinën pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorët u konfrontuan fizikisht me përmbaruesit gjyqësorë.

“Dy ditë më parë u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje, ku banorët shkuan deri në konfrontim fizik me përmbaruesit gjyqësorë, të cilët kanë detyrën e shenjtë të zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe zbatimin e shtetit të së drejtës. Gjatë zbatimit të vendimit u pa një presion i jashtëzakonshëm, si ndaj përfaqësuesve të përmbarimit, ashtu edhe ndaj përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, detyra e të cilëve është të sigurojnë rendin e qetësinë gjatë kryerjes së procedurave përmbarimore.”- thuhet në deklaratë.

Dhoma Kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë privat u kërkon forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale. “Ky pushtet delegohet nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila e ngarkon përmbaruesin gjyqësor për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Në situata të tilla, përfshirja e forcave politike të çfarëdo kahu do të çonte në pengimin e dhënies së drejtësisë dhe krijohen tensione që çojnë më pas në përplasje dhe situata tej normales, në një kohë që lufta e vërtetë është bërë më parë në Gjykate dhe ajo ka dhënë një vendim, që më pas duhet të zbatohet”- thuhet në deklaratë.

TENSIONET NE GODINEN PRANE “PETRO NINI LUARASIT”
Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka tentuar dy ditë më parë që të nxjerrë jashtë një godine rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. Ngjarja është shënuar në rrugën "Margarita Tutulani" pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" në kryeqytet.

Por, situata është tensionuar edhe më tej në orët e mbrëmjes, teksa banorët e ndërtesës kanë nisur të konfliktohen me forca të shumta të policisë private dhe me përmbaruesin. Banorët kanë tentuar rreth orëve të mbrëmjes të hyjnë me forcë në godinën nga ku i nxorën, por kanë hasur në rezistencën e policisë private. Në konfrontim e sipër, katër persona kanë shfaqur probleme me shëndetin dhe janë transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat dhe përmbaruesit kanë tentuar të nxjerrin me dhunë banorët nga ndërtesa e tyre, ndërkohë që pronari ka pohuar se e ka blerë godinën në 1947-ën, ndërsa banorët janë shprehur se godina është ndërtuar nga italianët dhe se pronari i ka falsifikuar dokumentet.

(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: 14 familje në grevë urie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›