E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Imami: Falënderime mbështetësve të PD, i dhamë vendit zhvillimin që s’e kishte njohur historia

27-06-2013 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përmes një postimi në “Facebook”, falënderon të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike, për punën e kryer në këto zgjedhje, duke i ofruar qytetarëve një palë zgjedhje shembullore të standardeve Europiane. Ne jemi krenar për arritjet e këtij 8 vjeçari me kryeministrin Sali Berisha, thotë z.Imami, pavarësisht bllokimit të opozitës - duke vënë theksin tek liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO si dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. “Falënderoj të gjithë zgjedhësit e Qarkut të Elbasanit që na votuan e na mbështeten, falënderoj numëruesit që mbrojtën çdo votë me dinjitet deri në fund, falënderoj strukturat e Partisë Demokratike për punën e kryer në këto zgjedhje duke i ofruar qytetarëve një palë zgjedhje shembullore të standardeve Europiane. I drejtohem të gjithë votuesve tanë duke i thënë se ne jemi krenar për të gjithë punën që kemi bërë gjatë këtij 8-vjeçari qeverisje me kryeministrin Berisha, bëmë gjithçka që qe e mundur pavarësisht bllokimeve. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO, MSA, liberalizuam vizat dhe përgatitem te gjitha procedurat e nevojshme për anëtarësimin në BE, gjë e cila duhet të përfundojë brenda këtij viti”- u shpreh Berisha. Në vijim ai shton se ajo që ne dhamë ishin dy palë zgjedhje ato infrastrukturore dhe ato ligjore që rriten investimet e huaja, duke i dhënë vendit një zhvillim që nuk e kishte parë historia. “Kjo na jep force dhe na bën të ecim Përpara!”- shkruan më tej, z.Imami. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›