Kule: Brenda shkurtit mbarojmë vlerësimin e brendshëm
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, përmes një urdhri të brendshëm dërguar drejtuesve të fakulteteve, ka kërkuar përfundimin e vlerësimit të brendshëm të tyre. Kjo në funksion të procesit të akreditimit, të cilit pritet t‘i nënshtrohen të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, qofshin këto publike apo private. Data 15 shkurt është afati limit që rektori Kule ka vendosur për të vlerësuar strukturat dhe kapacitetet që ofrojnë fakultetet e universitetit më të madh në vend. Më pas, ka theksuar Kule, universiteti do të kontraktojë një kompani ndërkombëtare prestigjioze, e cila do të kryejë edhe vlerësimin e jashtëm të UT-së dhe fakulteteve të tij. Sipas tij, qëllimi i këtij akreditimi është që Universiteti i Tiranës të bëhet i konkurrueshëm përballë institucioneve të tjera të larta evropiane. Pas përfundimit të vlerësimit të brendshëm nga vetë universiteti, si dhe i atij të jashtëm nga një kompani prestigjioze në këtë fushë, rezultatet dërgohen në Agjencinë e Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit. Është kjo strukturë që merr vendimin nëse një universitet i plotëson kushtet për t‘u akredituar ose jo. Kushtet lidhen me ambientet, infrastrukturën dhe kapacitetet mësimdhënëse të një universiteti, por pa lënë mënjanë kurrikulën dhe përbërjen e stafit pedagogjik.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ambientet e kinoklubit "Studenti" do t‘i vihen në dispozicion Fakultetit të Juridikut, studentët e të cilit aktualisht zhvillojnë aty një pjesë të programit mësimor. Kjo për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar godina e këtij fakulteti, themelet e së cilës janë çarë pas një rikonstruksioni të objektit. Këshilli i Ministrave ka marrë dje vendimin për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të kinoklubit "Studenti" nga ndërmarrja "Trajtimi i studentëve, nr.1", në varësi të Universitetit të Tiranës, për Fakultetin e Drejtësisë. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, "Trajtimi i studentëve, nr.1" sh.a., Universiteti i Tiranës, si dhe Zyra për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme.