Shqipëria me qendra të reja burgimi dhe paraburgimi
>Bashkimi Europian vë në dispozicion të projektit shumën totale prej 15.5 milionë euro
Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, së bashku me Shefin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Ambasadorin Helmuth Lohan ka prezantuar dje projektin "Projektimi i Burgjeve dhe Qendrave të Paraburgimit" për ndërtimin e tre burgje të reja në Fier, Gjirokastër dhe Shkodër dhe tre qendra të reja të paraburgimit në Elbasan, Berat dhe Kukës që adresojnë problemet kryesore të sistemit shqiptar të burgjeve. Janë parashikuar gjithsej 780 000 Euro që do të shkojnë në shërbim të realizimit të projektit, ku 15.5 milion Euro janë financuar nga Bashkimi Europian dhe fondet e mëtejshme duhet të sigurohen nga buxheti i shtetit shqiptar. Gjatë prezantimit, Ambasadori Lohan vuri në dukje se "sjellja e keqe, keqtrajtimi dhe menaxhimi i papërshtatshëm i konflikteve në burgje pasqyrohen në dosjen dhe emrin e përgjithshëm të vendit për të drejtat e njeriut". "Burgjet nuk duhet t'i shërbejnë vetëm një qëllimi të përkohshëm ndëshkimor. Duhet gjithashtu të përgatisin kthimin e sigurt të dënuarve në shoqëri. Prandaj, respektimi i të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm në mjedisin e burgut",- tha Lohan. Siç bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë, burgjet dhe qendrat e projektuara të paraburgimit përputhen me kërkesat për një sistem modern burgjesh dhe, për më tepër, parashikojnë hapësira për edukim, punë, ndihmë mjekësore, argëtim, aktivitete kulturore dhe ri-përfshirje. Duhet vënë re se projektet e reja hedhin themelet për një atmosferë të re, konstruktive në burgje dhe qendra paraburgimi pasi të dënuarit do të kenë mundësinë të merren me funksionimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve, si për shembull, me kuzhinën, dhomën e larjes, spitalin, punishten, lavazhin, pastrimin etj. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë i premtoi Ambasadorit Lohan se qeveria shqiptare do ta kthejë këtë ndihmë financiare në investime efikase për sistemin e burgjeve Ju premtojë që kjo ndihmë dhe të tjera si këto në të ardhmen për aq sa do të jetë, në respekt të taksapaguesve evropianë do të përthithet dhe do të zbatohet në mënyrën më efikase të mundshme". Në shkëmbim të ndihmës financiare, Alibeaj tha se "do të ofrojmë reformë në institucion, reformë në sistem, reformë në mentalitet. Ai vijoi se një sërë ligjesh shumë të rëndësishme në këtë fushë janë ndryshuar rrënjësisht. Ligje që kanë të bëjnë me sistemin e trajtimin të të dënuarve me të drejtat e të dënuarve me mënyrën se si trajtohen ata , ndryshimi i kodit penal, alternativat e dënimit me burgim, rritja e nivelit të normës ushqimore, rritja e kushteve në qelitë e burgut, rritja e të drejtave të të dënuarve, dhënia e lejeve, edhe pse ndonjëherë nuk respektohen. "Deri tani jemi shoqëruar nga një frymë reformiste në legjislacion dhe jo vetëm në infrastrukturë, e cila ka dhënë rezultate shumë të mira për këtë vend, të njohura dhe vlerësuar edhe nga organizma autoritarë , si Komisioni për Parandalimin e Torturës . - u shpreh ministri Alibeaj në fjalën e tij. Projekti në fjalë adreson rekomandimet e identifikuara në "Masterplanin për Sistemin Shqiptar të Paraburgimit", i përgatitur, po ashtu falë ndihmës së BE-së, në vitin 2004 nga Ministria e Drejtësisë se Austrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e Sllovakisë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë. Problemet e mbipopullimit dhe kushteve të këqija të jetesës në burgjet dhe qendrat shqiptare të paraburgimit vihen në dukje në vazhdimësi nga disa raporte, duke përfshirë edhe Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2008. Përforcimi i kapacitetit të sistemit shqiptar të burgjeve, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare është një nga qëllimet kryesore të bashkëpunimit të Komisionit Evropian me qeverinë shqiptare. Përveç investimeve të huaja në ndërtimin e infrastrukturës së Institucioneve të Vuajtjes së Dënimit, investime janë bërë edhe nga buxheti i shtetit si spitali i Durrësit, tre paraburgimet në Korçë, në Fushë Krujë dhe Vlorë.