Arben Malaj-Petro Koçit: E majta ka nevojë për kontributin e çdo socialisti
TIRANE- Kandidati i pavarur për deputet në Qarkun e Vlorës, Arben Malaj ka reaguar publikisht për mbështetjen që i ka dhënë Petro Koco në lidhe me këtë kandisim gjatë rubrikës Opinion në News 24.
Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Malaj i kujton Petro Koçit se e majta sot ka nevojë për kontributin e cdo socialisti, për të qënë të bashkuar të shërbim të interesave të qytetarëve.
“I dashur Petro, Historia e Partisë Socialiste u ndërtua me histori suksesi të njerëzve të mrekullueshëm, të ndershëm dhe të përkushtuar për një shoqëri dhe Shqipëri gjithnjë e më demokratike. Dëshiroj të shpreh falënderimin tim për vlerësimin tuaj publikuar sot. E majta në Shqipëri ka nevojë për kontributin e çdo socialisti dhe progresisti, për të qenë më e bashkuar në shërbim të interesave më të mira të qytetarëve dhe jo thjeshtë në listat partiake. I dashur Petro, Koha ecën shpejtë, ne ishim bashkë kur ju ju qethën kokën policët e Salit dhe do të jemi përsëri bashkë tani që është e nevojshme të demokratizojmë partitë politike si parakusht i demokratizimit të jetës së cdo shqiptari. Unë do e vazhdoj t’ju shërbej me dashuri dhe përkushtim njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim”, përfundon mesazhi i tij.
Ndërsa Petro Koçi e cilëson përjashtimin e Malajt nga lista e kandidateve të PS një lajm të keq shprehet kundër kandidimit të tij si i pavarur. “ Nuk jam dakort me ata që për inat të gabimeve të Edi Ramës janë gati të mbajnë në pushtet Sali Berishën!”
(m.a/BalkanWeb)