Tare: Vendosa vetë të mos jem në listat e PS, Topalli me flamur të shpërfytyruar

TIRANË- Auron Tare, një tjetër emër që nuk figuron në listat e PS-së, aktualisht edhe për pak kohë deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 ka komentuar me gazetaren Ola Bruko vendimin e kryesisë për të mos e rikandiduar.
Ju vjen keq që nuk jeni në listat e PS-së në zgjedhjet e qershorit, si ka ndodhur që nuk jeni pjesë e tyre?
Unë mendova se pas tre ditësh debati i listave do të ishte shumuar. Megjithatë mua nuk me vjen keq pasi është kërkesa ime personale. Që të mos rikandidoj pasi mendoj se eksperienca në Parlament ishte e bukur por unë nuk e gjej veten sepse kam dëshirë të merrem më shumë me punë praktike sesa të ulem në Kuvend apo të shkoj në komisione. Dëshiroj të jem pjesë e skuadrës që do të ketë pjesën e punës nëse. Ishte vendim i përbashkët me zotin Rama.
Prej sa kohësh është bërë kërkesa juaj?
Unë e kam bërë kërkesën rreth 1 muaj-1 muaj e ca. Jam shumë i qetë sa i përket pjesës së listave.
Si i komentoni largimet e emrave të njohur të PS-së, nga listat?
Do të bëj një analogji me kohën kur kam luajtur basketboll dhe ai ka qenë sport kolektiv. Dhe kur futesh në ekip, janë disa rregulla të përcaktuara, kur është një trajner dhe kapiten skuadre dhe i gjithë ekipi përpiqet të dalë kampin deri në përfundim të kampionatit jemi detyruar të ndjekim ato rregulla dhe skema që vendos trajneri apo kapiteni i skuadrës kështu që unë gjithmonë kam pasur fatin të jem kampin. Edhe në këtë analogji që bëra, unë jam lojtar ekipi dhe jam dakord me vendimet e tij. Sa i takon të larguarve një pjesë e mirë janë miq të mi, kolegë, disa prej tyre ndoshta e kishin ezauruar pjesën e kontributit politik por jam i sigurtë që do vijojnë të japin kontributin e tyre ekzekutiv. Një pjesë tjetër që janë lënë jashtë mendoj se është pjesë që i përket vendimit të kryesisë që ka rënë dakord për këto vendime. Do ja lëmë kohës nëse vendimet kanë qenë të duhura.
Kur kujton emrin e Auron Tares të vjen në mendje trashigimisë kulturore dhe publike. Ju thatë së do bashkëpunoni me PS si ekip pune. Si do e ndihmoni PS?
Unë do jem pjesë e ekipit që do punoj. Fusha ime është trashëgimia kulturore turizmi kulturor. Unë vij nga një eksperiencë unikale sa i takon i përket asaj që unë dhe ekipi im bëmë në Butrint. Filluam diku në vitin 1997-1998 kur Rama ka qenë Ministër i Kulturës dhe arritëm të krijojmë atë që sot quhet Parku Kombëtar i Butrintit, i cili nuk ka ekzistuar më përpara. Krijuam një model në rajon që trashëgimia kulturore menaxhohen në funksion të komunitetit jo vetëm të trashëgimisë kulturore. Arritëm që kjo të jetë një nga pikat më të vizituara në Shqipëri dhe më i ruajtur.
Tare komentoi edhe deklaratat e zonjës Topalli e cila në një lidhje direkte, në TVNewsS24, gjatë një aktiviteti në kuadër të “Ditës së Europës”, ironizoi kreun e PS-së Edi Rama : “Të gjithë pro, Edi Rama kundër, asnjë abstenim, miratohet. Ky është votimi më i bukur që unë kam patur ndonjëherë. Gëzuar festën e Europës, gëzuar festën tuaj”, tha ajo pasi pa që të gjitha vajzat kishin në dorë kartona jeshilë në shesh.
Meqenëse zonja Topalli ishte aty para Kuvendit, meqë foli për 3 ligjet, do i kërkoja zonjës Topalli, që dhe flamurin që ka mbi selita ndërrojë, sepse ai nuk është flamuri i Shqipërisë ai është flamur i shpërfytyruar dhe flamurët që mban në selinë e Kuvendit dhe të Parlamentit që e ngritëm edhe në rastin e 100 vjetorit. Është turp i madh se Parlamenti shqiptar sot valëvit flamur të shpërfytyruar. Pra jo flamur zyrtar, është turp. Dhe selia e Kuvendit, ku zonja Topalli ka zyrën, valëvit flamur të shpërfytyruar, jo flamur kombëtar. Imagjinoni cfarë shteti. Në Afrikë, nuk besoj se një shtet afrikan, të ketë guximin që Parlamenti i vet të valëvit një flamur të shpërfytyruar. Është turp i madh që ky Kuvend dhe Parlamenti valëvit flamur të shpërfytyruar. Megjithëse ne u ngritëm në Kuvend në 100 vjetor, dhe folëm në seancë, askush dhe sot, nuk lëviz flamurët e shpërfytyruar. Flamurë që i përdorin edhe për të varrosur dëshmorët e kombit. Disa prej policëve të vrarë në detyrë janë varrosur me flamurë të shpërfytyruar. Imagjinoni një vend në Evropë që Topalli na kërkon të na dërgojë të varrosë dëshmorët e vet me flamur të shpërfytyruar. Imagjinojeni. Pra e gjitha kjo është një retorikë, reklamë që zonja topalli kërkon të bëjë. Nëse zonja Topalli kërkon të na dërgojë në Evropë, të shkojmë me të në Krujë, për të ndaluar tmerrin që i ndodh simbolit evropian të shqiptarëve. Kruja është pika e pelegrinazhit. Në Krujën po e hedhin poshtë. Mu në hyrje të kalasë po bëhet një 5-katësh me lejen plotësisht të Bashkisë së Krujës.
Ka një reagim nga Ministria e Kulturës?
Është bërë një reagim nga ish-ministri i Kulturës sot ministri i Jashtëm, (pasi fatkeqësisht në Shqipëri sa më i paftë të jesh aq më shumë ngrihesh në detyrë, i cili shpjegimi që dha në Komisionin e Medias, ishte një shpjegim diletantes, që nuk i lejohet një gazetari province jo më një ministër i Kulturës. Turp i madh por që vijon në ndodh në sytë e shqiptarëve, Kruja po shkatërrohet. Pra domethënë nga ministri i asokohe, justifikohej ngritja e këtij pallati që thoni ju. U justifikua me një justifikim qesharak. Pra një fshatar zone, i Krujës, jo i qytetit, e kupton se në zonën ku ngrihet ky pallat mes kalasë dhe pallatit nuk ndërtohet.
(e.m/BalkanWeb)