Arben Malaj: Të votojmë heqjen e imunitetit më 6 gusht
Share
Deputeti socialist, Arben Malaj, duket se ka mendim të ndryshëm nga Partia Socialiste sa i përket çështjes së imunitetit. Ndërsa PS mendon se shqyrtimi i heqjes së imunitetit duhet shtyrë, Arben Malaj thotë se imuniteti duhet të votohet më 6 gusht për hir të integrimit.
Nëse rrezikohet integrimi, imuniteti të votohet në datën 6 gusht. Palët të përafrojnë qëndrimet. Dua të theksoj se imuniteti ka vite që diskutohet. Por duhet të dalë nga lufta politike. Eksperienca ka treguar se për gjëra të rëndësishme nuk kemi zhvilluar diskutime serioze, tha Malaj për News 24.