Kadare padit Nexhmije Hoxhën: Më kthe dorëshkrimin e Dimri i vetmisë së madhe
Share
Ismail Kadare ka paditur në Gjykatën e Tiranës Nexhmije Hoxhën për dorëshkrimin origjinal të librit Dimri i Vetmisë së Madhe.
Në padinë e depozituar dhe marrë në dorëzim nga gjyqtari Bledar Abudullai, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e të drejtës së autorit mbi këtë vepër.
Dorëshkrimi origjinal i kësaj vepre mbahet prej 40 vjetësh nga ana e bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha.
Kadare e ribotoi disa kohë më parë këtë vepër, duke qenë se në kohën e komunizmit i ishte censuruar.