Arben Malaj prezanton platformën e re politike

Në prezantimin e kësaj platforme, ish-ministri që njihet për kritikat ndaj lidershipit aktual të PS-së, u ndal tek situata e fundit politike brenda kësaj partie, duke ripërsëritur qëndrimin se bojkoti i Parlamentit është rrugë e gabuar.
Sipas tij, vetëpërjashtimi nga jeta politike dhe atakimi i institucioneve kushtetuese janë rruga e gabuar e drejtimit të partisë, që nuk mund të rikthejë në pushtet socialistët në vitin 2013.
"Është e domosdoshme që Partia Socialiste në mënyrë institucionale t'i kthehet Parlamentit dhe ky është qëndrimi që unë kam mbajtur dhe në Asamblenë Kombëtare. Vazhdoj të shpresoj që jo vetëm të kthehemi, por të ndahemi përfundimisht nga fakti, se sa herë jemi të pakënaqur me zhvillimet politike, në vend të rrisim ndërgjegjësimin dhe reagimin qytetar, bojkotojmë institucionet e vendit. Jam kundër opozitës me goma të djegura apo kundër atakimit të institucioneve kushtetuese të vendit. Nuk dëshiroj që partia që unë kontribuoj që nga viti '92 të synojë të vijë në pushtet duke qenë jashtë institucioneve", u shpreh Malaj.
Duke u ndalur tek mungesa e një modeli në organizimin dhe funksionimin e brendshëm të partive politike, Malaj sugjeroi heqjen e barrierave për hapjen e tyre, duke shmangur pushtetin e përqendruar dhe pushtetet individuale të tejzgjatura, përtej kufijve të lejuar.
Sipas tij, mungesa e demokracisë së brendshme në një parti çon në demotivimin e individëve për të qenë pjesë aktive e saj.
Pushteti i përqendruar në duart e kryetarit është me pasoja negative, ndaj ai sugjeron ndarjen nga postet ekzekutive dhe të pushtetit lokal.
Platforma e re politike, e iniciuar nga deputeti socialist Arben Malaj, do të prezantohet në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet një turi diskutimesh. /Start/
2011-07-01 16:35