Kinë, Partia Komuniste feston 90-vjetorin e krijimit

Saga e jashtëzakonshme e Partisë Komuniste të Kinës filloi nga një parti revolucionare, e cila luftoi udhëheqësin e atëhershëm nacionalist, Chiang Kai-shek, për të vazhduar me formimin e një fronti të bashkuar kundër pushtimit japonez, për të rifilluar më pas luftën me nacionalistët ku triumfoi në vitin 1949 kur edhe erdhi në pushtet.
Sot, partia ka kontrollin e plotë të Kinës, pa ndonjë parti rivale në horizont. Presidenti Hu Xhintao ka lavdëruar jetëgjatësinë e partisë. Duke e quajtur PK-në si grupimin më të madh politik në botë - me 80 milionë anëtarë të regjistruar - si shprehje e vullnetit të popullit kinez, ai u zotua se do t’i ruajë vlerat themelore.
“Për të zhvilluar një sistem socialist demokratik, ne duhet të mos lëshojmë rrugën e socializmit me karakteristikat kineze. Është thelbësore që të ruajmë tre parime: ruajtjen e lidershipit të partisë, sigurimin se populli është vendim-marrës dhe sundimin e shtetit sipas ligjit”, tha Xhintao.
Ai pranoi se janë bërë gabime “në disa periudha historike”, duke iu referuar fushatave dhe politikave që lanë të vdekur dhjetëra miliona njerëz në dekadat e hershme të sundimit komunist. Por, ai theksoi se partia ka mësuar nga këto gabime.
Përveç përgëzimeve për sukseset e partisë, të tubuarit morën paralajmërime për sfidat aktuale, për shkak të rritjes ekonomike të Kinës në dekadat e fundit. Kjo rritje, që ka ardhur edhe për shkak të inkurajimit të bizneseve private nga vetë partia, e ka transformuar shoqërinë kineze duke krijuar jo vetëm pasuri të reja, por edhe një nervozizëm me sistemin autoritar kinez.
Hu Xhintao i kushtoi vëmendje kësaj pike, ndërsa foli për nevojën që të ruhet “stabiliteti” si një nga sfidat më të mëdha. “Zhvillimi është prioriteti kryesor, stabiliteti është përgjegjësia jonë. Nëse nuk kemi stabilitet, nuk mund të arrijmë asgjë dhe arritjet që kemi tani, mund të humbasin. Këtë duhet ta kenë në mend jo vetëm shokët në parti, por duhet të jetë një udhëzim edhe për popullin”, theksoi Presidenti kinez.
Ai kërkoi nga delegatët e partisë që ta çrrënjosin korrupsionin, duke e quajtur atë si kërcënimin më të madh të ruajtjes së besimit në qeveri. “Ne ende përballemi me një luftë kundër korrupsionit dhe detyra mbetet ende e vështirë. Nëse korrupsioni nuk mënjanohet në mënyrë efektive, partia do ta humbë besimin dhe mbështetjen e popullit. E tërë partia duhet të jetë në alarm dhe ta kuptojë plotësisht natyrën afatgjatë, kompleksitetin dhe përpjekjet tona të vështira për ta luftuar korrupsionin”, u shpreh Xhintao.
/Start/
2011-07-01 18:29