E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Puto: Pushteti, ambicie e pashuar e Berishës. Do qendrojë si hije në kryë të PD-së

Arben_PutoAkademiku Arben Puto shprehet se Berisha nuk ka ndërmend që të largohet aq lehtë nga kreu i PD-së. Sipas tij, ambicia e Berishës për pushtet është e pashuar dhe ai do të kontrollojë në hije PD-në.

Nuk mendoj se ky është fundi i jetës politike për të. Pushteti është ambicia e tij e pashuar. Do të qëndrojë si hije dhe do të lëvizë fijet e aksionit politik në opozitë, ka thënë Puto për GSH.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ishte një protestë e masave të gjera të popullsisë.

Rezultati spektakolar është një tregues i qartë se pushteti ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim aq të thellë, thotë Puto.

Ai shton se tashmë hapet një faqe e re, që i jep fund një tranzicioni kaq të gjatë dhe kaq të vështirë. Sipas tij, Sali Berisha me partinë e vet, ka shpërdoruar masivisht pushtetin dhe ka shkelur parimet e rregullat më elementare të sistemit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›