Vasil Bollano, deputet në parlamentin shqiptar?
Vasil Bollano, një emër jo fort i dashur ndër shqiptarët, mund të marrë mandatin e deputetit dhe të përfaqësojë PBDNJ-në në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo, duke qenë se PBDNJ pritet që të marrë një ministri, me shumë mundësi atë të Mjedisit, ose të Punës dhe Çështjes Sociale, e cila do të drejtohet nga deputeti i vetëm i saj, Vangjel Dule, që është njëherësh edhe kryetar i partisë.
Duke qenë se Edi Rama ka vendosur që të gjithë ministrant duhet të lënë mandatin, atëherë edhe Dulja do të hiqte dorë nga mandati i tij, i cili do të shkojë pikërisht për Bollanon.
Ish-kreu i Bashkisë së Himarës është i njohur për deklaratat e tij që flasin për ndarjen e Shqipërisë. Disa herë ai ka kërkuar që Himarë të bashkohet me Greqinë./b.l