E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati në qarkun e Shkodrës, KQZ rrëzon ankimimin e PR

30-06-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ankimimin e Partisë Republikane që lidhet me pretendimet për rezultatet në qarkun e Shkodrës, si dhe disa ankimime të partive si Aleanca Demokrastiane, që lidhen me rezultate në të gjitha qarqet. Rrëzimi i kërksave nga ana e partive politike, lidhet me faktin se nuk janë hedhur ende në sistemin e të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e 22 qendrave të votimit.
Në mbledhjet e ardhshme të KQZ pritet të rimerren në shqyrtim kërkesat e këtyre partive, pasi kërkesat në vetvete kishin parregullsi ligjore, që lidhen me afatet kohore si dhe me nivelin drejtues që bën kërkesën për ankimimin. Në rastin e PR, ankimimi është bërë nga dega e kësaj partie në Shkodër, ndërkohë që në kod parashikohet që kërkesat për ankimim mund të bëhen nga drejtuesi i partisë apo përfaqësuesi i partisë në KQZ.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›