Erando Hoxha pranë Tiranës

www.albania-sport.com - Mbrojtësi kavajas Erando Hoxha (25 vjeç) është transferuar nga Besa te Tirana. Në fakt, për Erando Hoxhën u fol për një kalim te Teuta, por këmbimi me Akil Jakupin e skuadrës durrsake duket se nuk funksionoi.
Gjiganti (192 cm) preferohet shumë nga ana trajnerit aktual të 24-herë kampionëve të Shqipërisë, Sulejman Starova.
Gjithsesi, me krizën aktuale midis drejtuesve më të lartë, që po përjeton klubi rekordmen në Shqipëri janë të shumtë lojtarët që po largohen nga skuadra me më shumë tituj në vend.
Bledar Devolli nënshkroi me Flamurtarin, e në largim e sipër janë dhe Arbër Abilaliaj (Flamurtari), Andi Lila (në Kroaci apo Gjermani) si dhe Gjergji Muzaka (i kërkuar nga Dinamo).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili