Veron i thotë jo Mancinit dhe parave

Këto ditë, të gjithë flasin për Juan Sebastian Veron. Më parë spekulohej për një rikthim të tij te Lazio, por ky lajm u mohua.
Ditëve të fundit, në Angli e shihnin afër Manchester Cityt, por mediet angleze shkruajnë se mesfushori i Estudiantes ka vendosur të qëndrojë afër familjes në Argjentinë, duke i refuzuar 8 milionë euro në sezon të ofruara nga Manchester City.
Në fakt, menaxheri i këtij klubi, Roberto Mancini, e dëshironte ish futbollistin e tij t’i bashkohej në Angli, por veterani argjentinas është përgjigjur negativisht.