E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure, më i miri i Bregut të Fildishtë

Mesfushori i Barcelonas, Yaya Toure është zgjedhur futbollisti më i mirë i Bregut të Fildishtë për vitin 2009, duke e lënë prapa edhe sulmuesin e Chelseas, Didier Drogba.

Kjo premi është ndarë nga e përditshmja sportive nga Bregu i Fildishtë, Supersport. Kjo mirënjohje i është dhënë 27 vjeçarit pas sezonit fantastik që e shfaqi me Barcelonën vitin që shkoi.

Ai ishte pjesë e gjashtë triumfeve në gjashtë kompeticionet, ku mori pjesë klubi katalunas. Pas Toure e Drogba pozita e tretë i takoi futbollistit të Lilles, Gervinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›