Arbëreshët rrëfehen në një ekspozitë
Histori, traditë, arti, letërsia dhe muzika janë hapësirat që do të zënë vend në një ekspozitë kushtuar kulturës së italo-shqiptarëve në Itali. Ekspozita e titulluar "Arbëreshët në mbretërinë e Napolit. Kultura dhe qytetërimi i një populli. Shënime udhëtimi", do të çelet në fillim të muajit shtator në qendrën e Studimeve "Francesco Grisi", në Kalabri. Veprimtaria çelet nën kujdesin e Ministrisë së të Mirave për Aktivitetet Kulturore të Italisë, nën koordinimin shkencor të dr. Pierfranco Bruni. Për realizimin e këtij aktiviteti janë dashur vite të tëra studimi dhe thellimi në komunitetet aktuale italo-shqiptare, por edhe të vendeve që kanë humbur gjuhën përveç traditave. Ekspozita është menduar të hapet në Carosino, sepse është një qendër ku jetojnë pikërisht italo-shqiptarët që kanë humbur gjuhën dhe zakonet e sjella nga përtej Adriatikut. Megjithatë, në këtë vend nuk mungojnë detajet që të kujtojnë traditat shqiptare e ballkanike. Carosino ka qenë një vend i ngritur nga arbëreshët dhe urbanistika e këtij vendi paraqet dëshmi interesante arbëreshe me origjinë bizantine. Krahinat interesante të kulturës italo-shqiptare janë shtatë. Puglia, Calabria, Basilicata, Abruzzo, Molise, Campania dhe Sicilia, ndërsa numërohen rreth 50 komunitete interesante. "Është menduar që ekspozita të vijë si një udhëtim që rrëfen në përgjithësi historinë dhe traditat e arbëreshëve në Itali. Ajo do të sjellë një itinerar nëpërmjet kodeve të historisë dhe atyre të traditës", thotë Pierfranco Bruni, që e ka prezantuar këtë projekt kushtuar kulturës arbëreshe në një konferencë të mbajtur në Romë. Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti që ka të bëjë me vlerësimin e trashëgimisë historike, artistike dhe letrare të minorancave etno-gjuhësore në Itali. Projekti, i cili koordinohet prej arkeologut Pierfranco Bruni, ka si synim të nxjerrë në pah rëndësinë e pasurisë kulturore të këtij komuniteti që ka një pasuri të madhe jo vetëm në planin gjuhësor, por edhe historik.
"Arbëreshët janë të përqendruar në shtatë krahina të Italisë, duke u shtrirë në 12 provinca. Historia e tyre është gjurmuar nëpërmjet vendeve ku janë vendosur, kujtesës historike, shenjave dhe gojëdhënave. Bëhet fjalë për një itinerar që e vendos vëmendjen në realitetin gjeografik, te historia, arti, letërsia, antropologjia dhe muzika e një komuniteti që akoma dhe sot gjendet mes Lindjes dhe Perëndimit". Nuk do të mungojnë në këtë ekspozitë të veçantë, e cila është e organizuar si një mozaik i plotë, shkrimtarët, vendet, elemente artistike dhe letrare. Synimi i ekspozitës është që trashëgimia kulturore dhe gjuhësore e komunitetit të arbëreshëve duhet ruajtur dhe vlerësuar. Është menduar që ekspozita të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor.