Arbitrat: Po na cenuan, bojkot kampionatit
Kishim vertet shume e shume kohe qe nuk shikonim shoqaten e gjyqtareve te dilte ne nje prononcim zyrtar per te mbrojtur "xhaketat e zeza". Akulli eshte thyer dje, kur ne nje konference per shtyp, shoqata ka leshuar deklarata bombastike pare situaten e krijuar ne fundmi ne kampionatin shqiptar. Gjithcka e ka zanafillen me deklaraten e Valter Fushajt, presidentit te Vllaznise, qe pati deklaruar se do t'ia mbronte nderin me Kanun skuadres se tij, pas gjykimit te njeanshem (sipas tij) te Jarecit ne Vllaznia-Partizani 1-1. Ison e ka mbajtur edhe Edmond Hasanbelliu, bosi i Teutes, qe ka kerkuar doreheqjen e Sulejman Memes nga posti i shefit te arbitrave ne FSHF. Pare kaosin e krijuar, jane gjyqtaret qe kane vendosur te shkundin ambientin: po vazhduan keto kritika, ofendime dhe kercenime, s'ka kampionat. Tahir Kastrati, kreu i shoqates se gjyqtareve, ne fjalen e tij i ka cilesuar kritikat e pabazuara dhe nese do te kene te njejtin intensitet, atehere shoqata do te dale me nje vendim unanim, bojkotimin e ndeshjeve te kampionatit, gjithashtu, shoqata ka vendosur qe te rishikohen shperblimet e caktuara nga ana e presidenteve te klubeve, qe jane tmerresisht qesharake, krahasuar me pagat qe ata u japin trajnereve apo lojtareve. Per te ndergjegjesuar presidentet e klubeve dhe opinionin sportiv, levizja e pare do te jete protesta diten e shtune, ku gjyqtaret do te zbresin ne fushe 10 minuta me vonese.