E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Infermieret" e Vlores, protesta deri ne zgjidhje

Studentet e deges se infermierise ne Universitetin e Vlores duket se jane te vendosur qe t'i shkojne deri ne kerkeses se tyre per anulimin e vendimit te Ministrise se Arsimit, sipas te cilit, Fakulteti i Infermierise do te kthehet ne departament. Dita e djeshme qe ishte edhe dita e dyte e protestes para godines se Ministrise se Arsimit, studentet vijuan protesten edhe ne qytetin e Vlores. Infermieret e ardhshem, deklaruan dje se do te futen edhe ne greve urie, nese situata nuk merr zgjidhjen e kerkuar. Pasi kane mbaruar protesten ne kryeqytet, ata e kane vijuar ne bulevardin Vlore-Skele, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Forcat blu te Vlores per dy ore kane pasur nen kontroll situaten, por per fat te mire nderhyrja e tyre nuk eshte pare e nevojshme. Dy dite me pare, studentet paten mundesine qe te takohehsin me drejtoreshen e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences, Elida Hoxha. Gjate takimit, ajo i siguroi studentet se vendimi i Keshillit te Ministrave per ndryshimin e struktures se fakultetit te Infermierise ne departament nuk ndryshon vleren e diplomes se leshuar nga ky universitet. "Vlera e nje diplome te leshuar nga institucionet e Arsimit te Larte varet nga programet e studimit, nga piket e krediteve dhe notat, dhe jo nga ndryshimi i struktures se institucionit", eshte shprehur drejtoresha e Arsimit te Larte ne MASH. Sipas burimeve zyrtare prane Ministrise se Arsimit, ky ndryshim ne strukture eshte bere per shkak te mosplotesimit te kritereve per fakultet qe nuk i ploteson ky institucion. I pari ka te beje me numrin e njesive, te cilat duhet te jene te pakten 3, nderkohe qe ish-fakulteti ka patur vetem nje. Kriteri i dyte ka te beje me numrin e stafit akademik me grada i domosdoshem per fakultet, qe nuk plotesohet nga ky institucion. Ndryshime te tilla ne strukturen e Institucioneve te Arsimit te larte jane ndermarre nga qeveria dhe MASH edhe ne institucione te tjera, perfshi edhe Universitetin Politeknik te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›