E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, homazhe në nderim të Kushtrim Zaçes


Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë po zhvillohen homazhe në nderim të ish-basktbollistit së kombëtares Kushtrim Zaçe.
Figura të njohura të politikës, sportit, miq e të afërm kanë nderuar ish-basketbollistin.
Homazhe ka zhvilluar kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, zëvendësministri Bajaziti, kreu i PS-së, Rama, kreu i grupit parlamentar të PS-së Ruçi, si dhe Presidenti i RTV "Ora News" dhe Presidenti i Federatës së Boksit, Ylli Ndroqi.
Ndërsa kreu i shtetit, Bamir Topi i ka çuar një mesazh ngushëllimi familjes Zaçe.
Ish-basketbollisti u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e një ataku kardiak në moshën 59-vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›