E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh ngushëllimi familjes Zaçe


Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të zotit Kushtrim Zaçe për ndarjen nga jeta të njeriu të tyre të dashur.
Në mesazhin e kreut të shtetit thuhet:"Lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur hidhëroi të gjithë ata, të cilët kanë pasur fatin e madh të njohin nga afër Kushtrimin. Ai ka prekur thellë të gjithë ata adhurues të sportit të basketbollit, të cilët me admirim dhe një emocion të papërshkrueshëm kanë ndjekur lojën e tij virtuoze, plot fantazi e teknikë, ku spikaste talenti dhe dëshira për fitore në mbrojtje të ngjyrave të ekipit të "Partizanit", po ashtu dhe të Kombëtares Shqiptare të Basketbollit".

Mw tej zoti Topi shkruan se " Kushtrimi do të mbetet gjithnjë si një model i njeriut të dashur në shoqëri dhe i sportistit të përkushtuar e dinjitoz, ndërsa kontributi i tij për basketbollin shqiptar, i pazëvendësueshëm".

"Në këto momente të vështira familjare, të dhimbjes dhe trishtimit njerëzor, ju gjendem pranë duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›