E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumë vjedhjesh në Tiranë, pranga 9 personave

TIRANE-Arrestimet për vjedhje në Tiranë duket se nuk kanë fund. Nëntë janë arrestuar nga Policia e kryeqytetit për veprën penale të vjedhjes në harkun kohor të 48 orëve të fundit.
Kështu, policia ka zbatuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit F.L, 16 - vjec, lindur dhe banues në Shkozë, Tiranë dhe Erton Nezir Hykollari, 19 - vjec, lindur në Lezhë dhe banues në Shkozë Tiranë, i proçeduar më parë për vjedhje.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ndalimi i tyre u bë pasi dysohen se në bashkpunim me njëri-tjetrin janë autor të katër vjedhjeve të çantave të dorës së disa qytetareve. Nga një hetim intensiv, u bë e mundur dokumentimi ligjor i këtyre vjedhjeve, ndërkohë që në lidhje me grup kriminal po punohet për identifikimin dhe kapjen e tjerëve bashkëpunëtorëve në këto vjedhje.

Po nga strukturat e hetimit të krimit të komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të disa vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij komisariati. Nga puna hetimore e bërë u arrit të identifikohen autorët e mitur, të cilët dyshohen të jenë shtetasit A.Ç dhe A.M, respektivisht 12 - vjec, lindur e banues në Tiranë.

Këta dy të mitur, dyshohen se kanë realizuar vjedhjen e një banese ku kanë marrë 12 000 euro dhe një aparat dixhitalb. Po ashtu u dokumentua implikimi i tyre edhe në vjedhjen e një biciktlete, ku rezultoi se autorët kanë hyrë në banese nëpërmjet derës, të cilën e kanë dëmtuar dhe më pas kanë arritur të vjedhin një biçikletë, në pronësi të një shtetasi.

Gjithashtu, policia u ka vënë prangat shtetasve I.Q, 14 - vjec, lindur dhe banues në Krujë dhe E. Gj,15 - vjec, lindur e banues në Laç. Arrestimi i tyre shtetasve u bë sepse dyshiohen se në bashkëpunim edhe me një bashkëmoshatarin e tyre, i kanë marrë me dhunë një shtetaseje, varësen e floririt, vjedhje kjo e ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit”. Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Liman Xhaferr Pallhasi, 36 - vjec, banues në Bathore Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Po për konsumim të veprës penale të vjedhjes shërbimet e komisariatit të policisë Nr.3 Tiranë, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Renald Tomorr Tahiri, 24 - vjec, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë sepse dy ditë më parë dyshohet se në Rrugën e Kavajës ka tentuar të vjedhë kasën e parave të një dyqani Pastiçeri, në pronësi të një shtetaseje.

Dy ditë më parë, nga shërbimet e komisaraitit të Policsië Nr.6 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bujar Petrit Perci, 36 - vjec, lindur e banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë për arsye se, në Sharrë është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë magazinën (materiale ndërtimi) e një firme private.
Arrestimet u realizuan pas shumë sinjalizimeve nga banorët se grabitjet ishin bërë të shpeshta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›