Arbri dhe Astriti, debat për një çakmak
Debati mes Arbrit dhe Astritit ka nisur nga një bisedë çakmakësh që ishin duke bërë të gjithë banorët në kopsht. Astriti thotë se një çakmak, ashtu si po e përshkruan Olsi, e ka ai në valixhe. Arbri menjëherë e pyet se çfarë çakmaku ka ai, se një çakmak të tillë ai e ka dhuratë nga Olsi. Olsi ndërkohë e këshillon Arbrin të shkojë ta shohë se ku e ka lënë çakmakun dhe nëse nuk e gjen, atëherë është ai që ka Astriti. Pasi e kontrollon, Arbri kthehet dhe i thotë Astritit që t‘ia tregojë çakmakun që ka ai, sepse nuk e ka gjetur të vetin. Atëherë Astriti i thotë se çakmaku që ai ka gjetur në tavolinë dhe që e ka futur në valixhe duhet të jetë ai që Arbri kërkon. Por Arbri çuditet me faktin se përse Astriti e ka marrë një diçka që nuk i përket atij dhe e ka futur në valixhe. Astriti nxehet dhe hedh shishen e manikyrit që ndodhet në tavolinë, madje ai edhe i drejtohet me fjalë fyese Arbrit. Arbri justifikohet, duke i thënë se nuk e ka akuzuar Astritin për asgjë dhe nuk është e nevojshme të nxehet. I nxehur Astriti çohet dhe largohet nga tavolina në kopsht, duke vazhduar të ofendojë Arbrin. Reagimi i të gjithëve ishte se Astriti nuk mban shaka fare. Ai kthehet dhe e hedh çakmakun në tavolinë, ku reagimi i Olsit ishte i menjëhershëm, duke i thënë Astritit të mos ia hedhë çakmakun në atë mënyrë. Astriti nuk e mban mend se si e ka marrë atë çakmak. "Mbase kam qenë duke luajtur", shton ai. Arbri nga ana tjetër vazhdon t‘i thotë se atë nuk e akuzuan për asgjë, ndaj s‘ka përse të nxehet. Ndërsa Astriti në nerva e sipër ofendon Arbrin dhe i thotë se nuk do të bisedojë dhe është mirë që debati të mbyllet. Debati mbyllet dhe Olsi i rijep Arbrit çakmakun.
Thashetheme për Astritin
Bisedat rreth çakmakut vazhdojnë, por tashmë pa prezencën e Titit. Najada kujton momentet e debatit dhe imiton Astritin e nxehur. Ajo përmend edhe fjalët ofenduese që ka thënë ai. Ata shtojnë se me një njeri të tillë është e vështirë të bësh shaka, pasi nuk i kupton fare. Të gjithë kujtojnë situatën në të cilën u ndodhën pak çaste më parë dhe thonë se asnjëri prej tyre nuk e akuzoi për ndonjë gjë Astritin, por ai i fut edhe një ofendim nga pas dhe ikën. Najada qesh dhe thotë se Arbrit i kanë ndërruar emër, duke e ofenduar me të njëjta fjalë përherë. Najada kujton momentet që ka pasur acarime me Titin, kur ai e ka ofenduar dhe i ka thënë: "Ta ngjesh me dosje kokës". Najada me Arbrin thonë se Astriti grumbullon dhe pastaj ua nxjerr gjithë ç‘kanë thënë. Të dy kanë arritur në përfundimin se me Astritin nuk bëhet shaka, megjithëse nuk harrojnë të shtojnë se si njeri është shumë i mirë.
Byreku i Astritit dhe histori të tjera
Janë ulur në kopsht dhe qeshin me të madhe, sepse e ngatërrojnë Astritin me fjalë. Ai ka përgatitur një byrek për të gjithë dhe gjithë e qeshura shkaktohet nga situatat e krijuara në atë rast. Edhe pse nuk qesh, shumë ndryshe nga të tjerët, Astriti të paktën nuk nxehet. Poli e krahason këtë të qeshur histerike të të gjithëve vetëm me rastin e Julindës. Si përfundim, Astriti u thotë se me ata nuk mund të bisedojë, sepse ata janë si kalamaj.
Peshku
Historia e peshkut të rrëmbyer vazhdon. Veçmas Poli i tregon Olsit se si Arbri u zgjua që në mëngjes duke pyetur e kërkuar për peshkun. Poli thotë se Arbri shkoi direkt tek ai, pasi Poli e ka pasur gjithmonë fiksim të luajë me të.
Do çmendem!
Arbri ka një energji të çuditshme këtë////////////// mëngjes, që më shumë duket si padurim. Ai madje shprehet se këto dy ditët e fundit janë për t‘u çmendur. Ai bën tinguj me tiganët, pastaj nis me Noçen dhe këndon këngë rakie ose lag barin me zorrë, duke bërë forma me ujin. Astriti i thotë se ai për vete nuk ka ndërmend të çmendet këto dy ditët e fundit, përkundrazi. Najada zbavitet me këtë situatë, duke u thënë të tjerëve se Arbri ka diçka që nuk shkon në rregull. Për mos t‘u mërzitur deri në pikën që po parashikonte, Arbri shpik një lojë të re. Ai vendos shishet e birrës mbi tavolinë dhe me vëthët rreth të Jonidës, matet për nishan, nëse do ta fusë ose jo rrethin te gryka e shishes. Poli është më se i kënaqur të marrë pjesë në këtë lojë të re të shtëpisë. Najada me Olsin gjithashtu ndihmojnë në sajimin e lojës. Vëthët e parë që kishte gjetur Arbri, mesa duket nuk ishin aq të përshtatshëm. Najada i thotë se mund të përdorin ndonjë bizhuteri të sajën, e si përfundim çunat zgjedhin një byzylyk të Najadës.
Intuita femërore
Najada e ka vënë re këtë tingullin e çuditshëm që lëshon "çmenduria" e Arbrit dhe i thotë se do të donte ta shihte të dehur. Kjo ide i përfshin të gjithë, që flasin sesi mund të jetë Arbri në gjendjen kur nuk ruhet më për sjelljen, pamjen, gjestet, fjalët e gjithçka që ai e ka aq mirë të menduar dhe të përgatitur. Arbri thotë se mund ta bënte shumë mirë, që të dehej, por s‘ka pse ta bëjë këtë gjë për t‘i vërtetuar diçka Najadës ose të tjerëve. Ndërhyn Olsi, që i thotë më mirë të mos e bëjë, se u hyn atyre në pjesë. Ai e këshillon të vazhdojë me lëngun e bananes.
"S‘mund të rrimë si hunj"
Arbri u thotë të tjerëve se duhet të shpikin diçka me të cilën të merren, pasi nuk ka ndërmend të rrijë si hu deri të dielën. Astriti i lutet të pushojë, se është me dhimbje koke. Arbri i thotë se refuzon ta kalojë kohën ashtu dhe ndërhyn Najada, duke u thënë se ata që kanë dëshirë le të luajnë dhe vetë propozon të bëhet pjesë e lojës që do të zgjedhin ata. Lindin disa ide të çmendura, si për shembull kampionat kush ha më shumë patatina. Vendosin ta bëjnë në darkë këtë garë. Arbrit i pëlqen ideja dhe thotë se ai vetë do të humbë, po s‘ka problem.
Gënjeshtra të ëmbla
Se kush e ka thënë: "Më thuaj gënjeshtra, mjafton të jenë të ëmbla". Kështu Najada e dëgjon Olsin, ndërsa është duke i lexuar asaj filxhanin.
Gjithsesi, Olsi i thotë asaj se i ka rënë shumë bukur filxhani, vetëm se paska diçka që e ka mërzitur. Ai vazhdon t‘i përrallisë disa histori të tjera dhe pas çdo fjalie shton një "uaaa...". Najada e dëgjon dhe Olsi nuk pushon së treguari se çfarë "sheh" te filxhani i saj.