Arda: Do ta mundim Gjermanine
Talenti i futbollit turk, Turan Arda, mendon se skuadra e tij eshte e gatshme te vazhdoje aventuren ne Evropian, duke siguruar edhe nje bilete per ne finale, pavaresisht se perballe do kete nje kundershtar te forte si Gjermania. “Ne gjysmefinale do kemi perballe Gjermanine dhe normale qe do te jete nje takim i veshtire. Megjithate, une mendoj se do ia dalim mbane edhe kesaj radhe. Jemi ne formen e duhur morale dhe fizike. Kete here do mundohemi te shenojme te paret dhe ta veme kundershtarin nen presion”, u shpreh Turan Arda, i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne kualifikimin e skuadres se tij me gola vendimtare deri ne gjysmefinalet e Kampionatit Evropian.