E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lev me mendjen te Turqia

Trajneri i Kombetares gjermane, Hoakim Lev, ka deklaruar dje, ne konferencen per shtyp, se eshte mjaft i lumtur qe ka arritur te kualifikohet per ne gjysmefinalet e Kampionatit Evropian Austri-Zvicer 2008. “Per nje trajner, kjo eshte dicka vertet speciale. Te shkosh ne gjysmefinalen e nje evropiani eshte gje e vogel. Eksperienca fitohet cdo dite e nga pak”, ka deklaruar trajner 48-vjecar i Mannschafit. Perballe do te kete Turqine dhe ai nuk mund te lere pa permendur eksperiencen e kaluar te Fenerbahcja. “Me kujtohet pritja qe me bene kur u emerova trajner i Fenerbahces. Ishte dicka e bukur dhe aty mora nje eksperience vertet te vlefshme. Tani do te ndeshem me Turqine dhe ketu behet fjale vetem per nje ndeshje dhe per asgje tjeter”. Ne kontrast me Turqine, e cila ka ne gjirin e saj mjaft lojtare te demtuar e te skualifikuar, Levi gezon nje grup te shendetshem dhe jo te zverdhur nga kartonet. Kjo e ben te qete trajnerin gjerman. “Sot (dje) kishim ne stervitje 23 lojtare. Kjo eshte vertet pozitive sepse te jep mundesine e zgjedhjes. Per ne gjysmefinale kam nevoje per sherbimin e te gjithe lojtareve. Kjo do te jete baza per ndeshjen”, ka thene Lev, i cili me pas shton: “Ne jemi skuadra e vetme e pranishme dhe ne gjysmefinalet e Kampionatit Boteror te vitit 2006, i cili u luajt ne Gjermani qe ka mundur te arrije deri ne kete pike te kampionatit evropian dy vjet me vone. Kjo eshte nje shenje e rendesishme per vazhdimesine dhe punen e mire qe kemi bere”. Megjithate, trajneri u be menjehere me i qarte kur erdhi fjala te Turqia, nje “outsider”, qe nuk duhet nenvleresuar kurre. “Deri ne gjysmefinale, ata e kane treguar veten me se miri. Jemi ne nje pike, ku nuk na lejohet te nenvleresojme kundershtarin. Ata e kane treguar klasin e tyre. Turqit jane nje skuader euforike dhe kjo i ben akoma me te rrezikshem. Per mua, skuadra e Terimit eshte me e paparashikueshme sesa Portugalia. Duhet te tregohemi te kujdesshem. Per mendimin tim, te dyja ekipet kane shanse te barabarta per te kaluar ne gjysmefinale. Ata e kane kthyer tre here rezultatin ne kater ndeshje dhe kjo i ben vertet te frikshem”, perfundoi deklaraten e tij trajneri i Gjermanise, Lev.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›