Ardhja e Valentinit ne shqipe
Kemi krijuar nje baze per botimin akademik te vepres se At Zef Valentinit ketij te panjohuri me shpresen se do te kemi nje dite opera omnia-n e tij.
Ndricim Kulla prezantoi mbylljen e ciklit me nje pjese te vepres se albanologut italian misionarit jezuit ne Shqiperi ne gjysmen e pare te shekullit te njezete Prof. At Giusseppe Valentini.
shte pjese e nje pune qe Kulla po ben prej mese nje dhjetevjecari duke hulumtuar ne arkiva e biblioteka te vjetra dhe duke krijuar nje vazhdimesi komunikimi te lexuesit me autore te panjohur te tradites kryesisht me mendimtaret e Shqiperise moderne te neoshqiptarizmes.
Promovimi i 20 veprave te albanologut At Giuseppe Zef Valentini 1900-1979 te botuara perkatesisht 15 vepra nga PLEJAD 5 vepra nga 55 u be i mundur nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e cila e ka mbeshtetur qysh ne fillim projektin afatgjate per botimin e At Zef Valentinit. Nga keto 11 dolen pikerisht dje per here te pare.
Ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj e quajti projekti me i madh i albanologjise dhe kultures shqiptare sepse ne para se gjithash vleresojme dhe nderojme historine traditat zakonore dhe juridike shqiptare ceshtje te cilat u bene objekt i kerkimit dhe studimit te albanologut qysh kur mberriti ne Shqiperi me 1922 ne Shkoder ne rezidencen e Eterve Jezuite.
Marredheniet me qytetin dhe treven perqark e mbeshteti ne vite. Jepte mesime ne gjimnaz latinishten greqishten italishten religjionin dhe historine e Natyres.
Beri disa nderprerje u largua disa here per qellime te studimeve ne Itali. Me 1926 u vendos ne Shkoder per te qendruar gjate. Gjate kesaj kohe njohja e gjuhes shqipe dhe e vendasve arrin ate pjekuri qe e pershkruan dhe e vlereson studiuesi Namik Resuli shte thene se Valentini e shqipen si nje shqiptar me mire se nje shqiptar. Po nuk mjafton.
Kush i kendon disa shkrime te tij ka nje pershtypje me te thelle e ndjen se At. Valentini ka edhe nje stil te tijin qe e dallon nga shkrimtaret e tjere shqiptare nje stil qe une po e cilesoj te kycosur a si thone italianet a catenaccio ku terthorazi atyre fjalive te kurdisura si ingranazhi i nje maqine cfaqet e tere dialektika dhe rigoroziteti i arsyetimit te tij. si te tille prandaj At. Valentinit do ti bejme nje vend edhe ne radhen e publicisteve tane me te njohur.
Ne radhe te pare ai njihej si studiues themeltar i historise se periudhes se Skenderbeut i ligjeve zakonore shqiptare. Shkroi veprat qe se fundi pane driten e botimit ne shqipe E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare 1956 Ligji i maleve shqiptare 1880-1932 1969. Te drejtat e Shqiperise etnike etj. te vleresuara nga personalitete si Vincenzo Malaj Antonino Guizzetta Ernest Koliqi Norbert Jokl Maximilian Lambertz Carlo Tagliavini etj..
Studiuesi illy Kamsi kujtoi dje se e kish takuar per here te pare At Valentinin ne vitin 1942. Ai aq i kishte hyre jetes shqiptare mjedisit shqiptar saqe kishte krijuar nje dashuri per kete popull pse kishte pare anet me pozitive per te. Keshtu qe ai u identifikua me popullin shqiptar e kishte futur veten ne familjen tone ne rrethin tone.
Kamsi permendi fatin arkivit te albanologut me 1946 kur u bene sekuestrimet e arkivave te franceskaneve jezuiteve ne menyren me cnjerezore dhe me antikulturore qe mund te behej. Kjo pasuri ndodhej ne arkivin e Urdhrit te jezuiteve.
Fati i At Zef Valentinit ishte qe ne vitin 1943 u largua nga Shqiperia dhe shpetoi dhe i dha Shqiperise tere ato vepra qe ka kryer e studiuar ne Itali.
Nderroi jete ne Milano me 1979. Kishte ne dore vellimin 26 Actae Albania Veneta.
Nje sfide e te ardhmes sic e tha dje Ndricim Kulla eshte botimi i korpusit te studimeve mbi marredheniet veneciane-arbere 7887 actae gjithsej.
Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule nga pozita qe ka tha se sfida perballe nje vepre dhe autori si At Zef Valentini eshte thithja e ketyre dijeve ne strukturat tone mesimdhenese.
Me hartimin e projektit te perkthimit dhe prurjes ne shqip te materialit eshte marre vete Kulla dhe perkthyesi Dritan Thomollari.