E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem Monicelli mund ta vriste Monicellin

Vetevrasja e regjisorit Mario Monicelli eshte komentuar edhe si nje deklarate e fundit per lirine ne nje jete ne anarki dhe ne nje vend ku eutanazia eshte akoma tabu


Krijuesi i Lufta e madhe 1959 Mario Monicelli nuk jeton me. As funeral nuk do te kete per te.


Vetem Monicelli mund ta vriste Monicellin thuhej ne nje nga artikujt e shumte qe i ka kushtuar shtypi italian regjisorit qe u vetevra ne spitalin San Giovanni te Romes me 29 nentor. Kerceu nga kati i peste i ballkonit te spitalit ku ishte shtruar per terapi. Ishte 95 vjec dhe vuante nga kanceri.


Nje nga afermit i nipi ka thene se ceremonia e kremimit do te behet ne menyre private vetem ne prani te familjes e cila nuk e sheh te nevojshme qe te beje nje funeral duke respektuar vullnetin e Mario Monicellit dhe te familjareve.


Nuk eshte fund tragjik eshte nje njeri qe ka jetuar thote nipi Niccol Monicelli. Me duket se mesazhe ka lene mjaft kujtojeni me filmat e tij.


E shoqja Chiara Rapaccini eshe shprehur se spitali San Giovanni e ka ndihmuar te shoqin kete vitin e fundit si askush tjeter. Gruaja nuk i ka shtyre me tej zerat per nje proteste te mundshme te sajen per faktin qe trupi i regjisorit eshte lene gjate i mbuluar me nje carcaf nen shi ne pritje te mjekut ligjor. Une nuk e kam bere nje pohim te tille prandaj e vetmja gje qe do doja tani do ishte te shpetoja dinjitetin e spitalit qe e ka ndihmuar aq shume.


Komuna e Viarexhos vendi ku u lind me 16 maj 1915 shpalli zi per vdekjen e Monicellit dhe flamujt ne gjithe ndertesat publike u ulen ne gjysmeshtize.


Mario Monicelli i biri i nje kritiku teatri dhe gazetar Tommaso Monicelli studioi histori dhe filozofi ne Pize. E thoshte se nuk kishte bere shkolle speciale per kinemane por besonte se gjithcka e kishte prej kultures qe kishte marre ne familje nga i ati nga vellezerit e tij. Kemi nje lloj vizioni per realitetin qe e kemi mesuar ne familje thoshte ai.


Debutoi ne kinema ne vitin 1932 me nje film te shkurter qe e realizoi me Alberto Mondadorin Cuore rivelatore. I ndjekur nga metrazhi i mesem pa ze Djemte e rruges Pal.


Me 1937 me pseudonimin Michele Badiek realizoi filmin e pare te gjate Pioggia destate dhe takohet me Macarion dhe Tot-ne me Stenon afrohet me rrethin e te majtes antifashiste. Me pas rekrutohet ne kavaleri dhe merr pjese ne fushatat ne Shqiperi dhe Afrike.


Ne vjeshten e 43-shit kthehet ne Itali heq uniformen mberrin ne Rome i bashkohet Rezistences. Ne kohen e Roma citt aperta kur po mberrinte neorealizmi Monicelli dhe Steno thirren nga producenti Carlo Ponti per te realizuar me 1949 Tot cerca casa. Filmi fitoi sukses te madh dhe hyri ne histori si nje nga parodite me te bukura te neorealizmit qe jane realizuar ndonjehere.


Me filmat Vita da cani dhe Guardie e ladri vleresuar ne Kane per interpretimin dhe skenarin me 51 lindin problemet me censuren te ciles i mbijetoi edhe kryevepra e tij Lufta e madhe.


Vitet gjashtedhjete jane vitet e miqesise me Dino Risin te perplasjeve me Antonionin. Me 1968 prezanton Monica Vittin aktore komike te La ragazza con la pistola Pietro Germi i beson realizimin e Amici miei. Shume i vleresuar edhe ne Amerike kandidohet tri here per Oscar pervec I Soliti ignoti kandidat per Filmi me i mire i huaj per skenaret e I compagni dhe Casanova.


Monicelli realizoi pothuajse nje film ne vit Un borghese piccolo piccolo 1977 Il marchese del grillo 1981 cmimi i regjise ne Festivalin e Berlinit Amici miei II 1982 Bertoldo Bertoldino e Cacasenno 1984 Le due vite di Mattia Pascal 1985 Speriamo che sia femmina 1986 fitues i dy David di Donatello dhe nje Nastro dArgento La moglie ingenua e il marito malato 1989 Il male oscuro 1990 Rossini Rossini 1991 vit kur fiton ne Venecia Luanin e Arte per Karrieren Parenti serpenti 1992 Facciamo paradiso 1995 Panni Sporchi 1999.


Ne vitet 2000 angazhohet edhe per disa episode qe jane nje pergjigje aktualitetit politik Un altro mondo possibile 2001 Lettere dalla Palestina 2002 dhe Firenze il nostro domani.


Me 2006 rikthehet ne sheshin e xhirimit 91-vjecar me gjithe veshtiresite e shumta te prodhimit te filmit Le rose del deserto i frymezuar nga Il deserto della Libia te Mario Tobinos dhe Guerra dAlbania te Giancarlo Fuscos.


Te gjithe kane kujtuar keto dy dite angazhimin e tij ne protestat per krizen financiare ne kulture per kurajimin e te rinjve po aq edhe kritikat qe i ka bere kinemase se sotme italiane e cila seshte ne gjendje te flase per Italine ashtu sic eshte.


Vetevrasja e Monicellit eshte komentuar edhe si nje deklarate e fundit per lirine ne nje jete ne anarki dhe ne nje vend ku eutanazia eshte akoma tabu. Ai donte ta merrte vete vendimin per gjithcka pikerisht ne momentin e fundit ashtu si ne filmat e tij komenton kritiku Paolo Mereghetti ne Corriere della Sera.


Jo gjithmone ia vlen jeta per ta jetuar nese seshte me e vertete dhe dinjitoze nuk meriton te jetohet. Me keto fjale e komentonte vetevrasjen babai i Monicellit me 1946. Kurse ai vete kishte thene se fundi se shpresa eshte nje kurth i poshter i shpikur nga padronet.

Dhe pastaj Lumturia e vertete eshte paqja me vetveten dhe per ta pasur ate nuk eshte e nevojshme te tradhtosh natyren e vetvetes.

Monicelli per komedine italiane


Commedia allitaliana shume e poshteruar ne fillim ... ka qene ajo qe me shume se cdo gje tjeter me shume se letersia piktura teatri etj. ka ndryshuar temperamentin e italianeve. Ne cmenyre Duke i vene ne shenjestren e se qeshures gjithe tabute gjithe veset qe kishin italianet ne vecanti mesdhetaret virgjeria tradhtia krenaria katolicizmi .... do here qe behej nje film ishte nje beteje. Ishte censura.


Kjo i ka ndihmuar italianet per te qene me te ndergjegjshem per ta njohur me mire veten e tyre duke qeshur me veten e tyre ka ndryshuar shume zakonet e tyre dhe ne njefare menyre i ka ndihmuar per te qene nje popull i zhveshur nga sentimentalizmat e skajshme nga tabute nga provincializmat per te tu bere nje popull i perparuar. Mbasandaj ndodhi qe nga i perparuar u be cinik. E pak me vone... ja ku jemi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›