Krijimtaria e Stefan Tacit neser ne AQSHF
Kinemaja e se merkures ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit sjell per publikun nje pjese te krijimtarise se regjisorit te filmit te animuar Stefan Taci. Neser ne mesdite do te shfaqen ne ekranin e madh te AQSHF-se pese filma te Tacit te cilet jane perzgjedhur per te perfaqesuar harkun kohor nga krijimi i pare e deri tek i fundit i regjisorit. Nderkaq nuk do te mungoje edhe nje bisede me nxenes te Liceut dega pikture dhe studente te Akademise se Arteve mbi proceset e krijimit dhe realizimit te filmit te animuar modelet teknikat e animacionit etj. Filmat qe do te shfaqen jane Veza e rralle prodhim i vitit 1988 Kompozim nje realizim qe i takon vitit 1992 Triptik realizuar nga Taci ne vitin 1995 Les Faves i vitit 2003 dhe Butterfly prodhim i vitit 2007. Stefan Taci eshte vleresuar me disa cmime kombetare e nderkombetare ne festivale te ndryshme. Ne vitin 2002 i eshte akorduar medalja Naim Frasheri e Argjendte per kontributin ne animacionin shqiptar.