E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika 2 neser ne Teatrin Kombetar

Festivali i te rinjve

Prezantohet sot ne Teatrin Kombetar shfaqja e radhes ne konkurrim per festivalin teatror te te rinjve. Behet fjale per vepren qe vjen nen regjine e Najada Elmazit. Titulluar Muzika 2 shkruar nga Margarete Duras vepra vjen nen interpretimin e aktoreve Dritan Borici e Eni Jani skenografi te Beqo Nanajt kostumografi te Realda Malos e me formulim muzikor te Florjan Hoxhes. Muzika 2 sjell historine e dy bashkeshorteve Anne-Marie Roche dhe Michell Nollet te cilet takohen per dokumentet perfundimtare te divorcit. Ata shihen me njeri-tjetrin pas tre vitesh te ndare ne hotelin Evreux ne Paris. Pikerisht ky eshte hoteli ku kane jetuar periudhen me te magjishme te jetes se tyre. Ai eshte arkitekt i suksesshem modern qe punon ne Paris. Ajo jeton ne Lubek dhe se shpejti do te shkoje ne Amerike me burrin e saj te ardhshem. Gjate takimit ata kthehen pas ne kohe dhe fillojne te analizojne deshtimin e marteses se tyre. Per here te pare ai meson se pasi ai i ka kerkuar divorcin ajo ka dashur te vrase veten. Ata e vazhdojne biseden deri ne mengjes duke zbardhur te gjitha pikepyetjet e deshtimit te dashurise se tyre. Ai shpreson ende ne nje raport te ri por ajo e ka humbur magjine e casteve te para duke e kerkuar ate diku tjeter. Muzika 2 eshte nje dhimbje per fundin e nje marredhenieje nje dashurie nga e cila nuk shpeton dot.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›