E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks dhe Irani

Disa shtete arabe perfshire Arabine Saudite u kane bere trysni Shteteve te Bashkuara qe te kryejne sulme kunder instalimeve berthamore te Iranit thuhet ne dokumentet e publikuara nga faqja WikiLeaks. Zbulimi tregon se aleatet arabe te Amerikes dhe Izraeli per cudi kane pasur qendrim te ngjashem ne vleresimet e tyre mbi programin berthamor te Iranit.


Izraeli ka vite te tera qe pershkruan mundesine e Iranit te pajisur me arme berthamore si kercenim te patolerueshem ekzistencial i cili duhet te parandalohet. Perjashtim ben kur kerkesa per shkaterrimin e instalimeve berthamore te Iranit nuk vjen nga Izraeli por nga Mbreti Abdullah i Arabise Saudite shtet mysliman ku ndodhen vendet me te shenjta te Islamit dhe qe ka marredhenie diplomatike me Teheranin.


Pikepamjet e monarkut saudit jane ne mesin e zbulimeve te 250 mije dokumenteve diplomatike qe u publikuan nga faqja WikiLeaks. Mbreti shpesh u ka kerkuar Shteteve te Bashkuara qe ta sulmojne Iranin dhe ti japin fund programit berthamor te tij - thuhet ne nje dokument.


Pas takimit ndermjet mbretit Abdullah dhe gjeneralit amerikan Dejvid Petraus ne prill 2008 ambasadori saudit ne Uashington Adul al-Xhuber citohet te kete thene se ai mbreti u ka thene amerikaneve qe tia kepusin koken gjarprit.


Sic thote Rozmari Hollis ligjeruese e studimeve per Lindjen e Mesme ne Universitetin e Londres nje Iran me arme berthamore do te kishte duar te lira te dominonte Irakun fqinj ku sauditet dhe iranianet konkurrojne per ndikimin e tyre dhe kjo gare shtrihet ne tere rajonin.


Njeri nga dokumentet kryesore per te cilin diskutojme eshte nga prilli 2008 dhe gjithashtu i referohet edhe Irakut jo vetem Iranit. Ai ben te qarte se shqetesim kryesor i Saudise ishte ndikimi i Iranit ne Irak. Prandaj duhet te kuptohet shqetesimi per nje Iran me arme berthamore. Thirrje te ngjashme per pengimin e Iranit qe te zoteroje armatim berthamor kane bere edhe Jordania dhe Bahreini.


Por dyshime per dokumentet shprehu presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Ai tha se dokumentet nuk kane rrjedhur rastesisht por jane publikuar nga Qeveria amerikane per perfitime politike. Ai insistoi se Irani eshte mik me fqinjet arabe. Kjo informate nuk ka rrjedhur. Dokumentet u publikuan ne menyre te planifikuar per te realizuar qellime politike. Nga pikepamja jone ato nuk kane peshe.


Disa sektore te Qeverise amerikane pergatisin dhe publikojne dokumente te caktuara qe pastaj ne ta bejme gjykimin mbi bazen e ketyre dokumenteve - tha Ahmadinexhad. Ndoshta prandaj analistet nuk presin qe zbulimet e WikiLeaks ta transformojne peizazhin e politikes amerikane ndaj Iranit.

Analist i Radio Europa e Lire

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›