E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardhja e emigrantëve, kaos në rrugët e Durrësit

Durrës- Me qindra automjete me targa të huaja janë në qarkullim çdo ditë në Durrës, ndërkohë që fluksi i pazakontë i tyre, është bërë shkak i përplasjeve të shumta.

Kjo situatë është krijuar qe prej dy javësh, ku drejtuesit e automjetevepo përballen më një trafik të rënduar. Krahas numrit të madh të automjeteve, shkak për këtë situatë është bërë edhe mos funksionimi i semaforëve,kryesisht në kryqëzimet e qytetit si dhe mungesa e tabelave orientuese. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj situatë policia rrugore ka shtuar efektivat rrugor në pikat më problematike, me qëllim disiplinimin e automjeteve.

Informacione të bëra publike nga policia e Durrësit, bëjnë të ditur se 24 orët e fundit janë shënuar pese përplasje automjetesh, fatmirësisht nuk ka pasur viktima vetëm të lënduar.

Rasti më i fundit është ai i përplasjes së dy automjeteve në njërin prej kryqëzimeve të qytetit. Një automjet tip Fiat, me targa të huaja u përplas me një tricikël me targa të Durrësit 51 27 E, në vendin e quajtur ish-rajoni i policisë. Fatmirësisht nuk kishte viktima, po vetëm dëme materiale. Shkak për aksidentin sipas efektivave të policisë është bërë shpejtësia e madhe e automjetit me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit me targa të huaja si dhe mungesae tabelave orientuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›