E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardhja e emigrantëve shpëton lekun, fiton 2 pikë ndaj eurosNga TemaMonedha vendase, leku, po arrin të fitojë pikë dhe të bëhet më e fortë ndaj euros pas rënies së ndjeshme që ajo pësoi që prej fillimit të këtij viti. Të dhënat nga tregu valutor në ve

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ardhja e emigrantëve shpëton lekun, fiton 2 pikë ndaj eurosNga Tema

Monedha vendase, leku, po arrin të fitojë pikë dhe të bëhet më e fortë ndaj euros pas rënies së ndjeshme që ajo pësoi që prej fillimit të këtij viti. Të dhënat nga tregu valutor në vend tregojnë se gjatë dy javë të fundit euro ka humbur rreth dy pikë ndaj lekut. Saktësisht, monedha evropiane blihet me 128.7 lekë dhe shitet me 129/3 lekë. Ndërsa dollari këmbehet me 92.3 lekë në blerje dhe me 92.9 lekë në shitje. Ekspertë të ekonomisë parashikojnë një zhvlerësim të mëtejshëm të euros deri në shtator. Sipas tyre, kjo ecuri do të kushtëzohet edhe nga fakti se Shqipëria është e rrethuar nga vende që kanë euron si monedhë kombëtare, me të cilat kryhet një pjesë e konsiderueshme e tregtisë. Nga forcimi i lekut favorizohen të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në valutë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 75% e kredive që kanë dhënë bankat janë në monedhë të huaj. Ekspertët e ekonomisë parashikojnë rritje dhe të interesave të depozitave gjatë sezonit të verës. Kjo është periudha, ku bankat bëjnë ofertat për rritjen e interesave, me qëllim tërheqjen e kursimeve të emigrantëve. Zhvlerësimi i lekut vendas gjatë këtyre muajve u shndërrua në një shqetësim të vërtetë për ekonominë shqiptare, por edhe për konsumatorët shqiptarë. Vlera e kësteve mujore të kredive që duhet të paguanin bizneset, por edhe qytetarët u rrit me më shumë se 8% duke rritur koston e kredisë dhe duke e bërë më të vështirë pagimin e kredive. Në anën tjetër, shtrenjtimi i kësteve të kredisë ka ndikuar edhe në rënien e kërkesës së brendshme dhe në uljen e konsumit në një masë të caktuar. Gjithashtu, shtrenjtimi i euros dhe zhvlerësimi i lekut rriti presionin mbi çmimet e mallrave të importit, pasi ato në tregun e huaj bliheshin me euro dhe në tregun vendas shiteshin me lekë. Ardhja e emigrantëve ka qenë arsyeja bazë e rritjes së vlerës së lekut. Ekonomia shqiptare është ngadalësuar në mënyrë të ndjeshme për shkak të efekteve të krizës ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës sonë, lekut, ishte një barrë më shumë. Zhvlerësimi ishte edhe ai pasojë e efekteve të krizës, pasi dërgesat e zakonshme mujore të emigrantëve ranë me rreth 17% dhe eksportet po ashtu ranë ndjeshëm me rreth 25%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›