E Diel, 1 Nëntor 2026

Fevziu gjen diagnozën e SandritNga Antena brenda familjesSandrit i shkoi rrëmujë weekend-i. Bashkë me Fevziun shkuan në Dhërmi, me shpresë se doktori do ishte aty. Ashtu kishin dëgjuar gjysmë fjale dhe vrapuan në Dhërmi. Shkuan që të premten në mbrëm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Fevziu gjen diagnozën e SandritNga Antena brenda familjes

Sandrit i shkoi rrëmujë weekend-i. Bashkë me Fevziun shkuan në Dhërmi, me shpresë se doktori do ishte aty. Ashtu kishin dëgjuar gjysmë fjale dhe vrapuan në Dhërmi. Shkuan që të premten në mbrëmje të ishin në rregull bashkë me familjet dhe shërbyeset filipinase. Të shtunën gjatë gjithë ditës nuk po shikonin asnjë makinë zyrtare të zbriste poshtë te vila. U shqetësuan pak, por Sandri nuk e dha veten. Problemi më i madh i tij është që të mos i krijojë Fevziut idenë që nuk e di ku është doktori. Filluan të bisedojnë për gjithfarë temash, përveç atij burrit, që nuk e zinin në gojë. Aty nga mbrëmja, e panë që nuk shtyhej më dhe të dy në një gojë pyetën: “Po ky doktori ç’u bë?”

- T’i bëjmë një telefon, - tha Sandri, - ta pyesim nga është.

- Lëre mor burrë, se po i bëj një telefon Metës unë, - tha Fevziu.

E mori Metën në telefon.

- Nga ke humbur mor burrë, i tha, se s’të kemi parë, kemi tri ditë?

- Jam në Tushemisht, - i tha Meta. - Kam ardhur të qetësohem me familjen. Vjen dhe doktori nesër, të dielën, - i tha Meta. - Po unë s’kam punë.

- E di, e di, se kemi folur me doktorin, na ka thënë që do jetë në Pogradec, - i tha Fevziu. - Po vijmë dhe ne nesër. Na ka ftuar, ka tri ditë që thotë: “A do vini?” Po unë me Sandrin nuk ia kemi prerë, se kemi pas punë.

- E mirë, ejani, - tha Meta, - po unë jam me Fahriun. Ju s’para e keni qejf, po unë e kam mik të vjetër.

- Hajt o burrë, se s’na prish punë Fahriu, - tha Fevziu. - Ne po erdhëm, do vijmë për doktorin, se ka tri ditë që na thotë: “Ejani”.

Uli telefonin dhe pa nga Sandri. Sandri ishte sqaruar ndërkohë.

- I madh je Fevzo! E hutove Metën fare. Bëjmë gati plaçkat tani, të nisemi nesër herët që të jemi aty nga ora dhjetë.

- Dëgjo Sandër, se desha të të them dhe një muhabet. Se është bërë pak problem ky fjalori yt. Më tha dhe doktori një ditë me takt që “i thuaj Sandrit të mos flasë ashtu”.

- Po pse mo burrë, ça them unë? - tha Sandri.

- Po ja, ka problem atë që thua “i q… robt, ai është k…, ai është b…q…”

- Hajt o burrë se mësohet.

- Jo, jo, se më vë dhe mua në pozitë të vështirë. E di që e ke problem, por mund ta kurojmë. Dëgjo mua se do na prishësh gjithë punët për ca fjalë të pista. Se isha një ditë me doktorin dhe po flisnim për veshjen, i tregova këpucët që kisha blerë në Firence dhe bluzën që kam blerë në Via Barberini. Kishte goxha kulturë për markat o burrë, u çudita. Ed Rama s’kupton fare nga markat. Dhe rrobat ia blejnë të tjerët. Ai i njihte mirë markat. Po sa ra fjala për ty, u step menjëherë, se i kujtohet ai fjalori yt.

- Po ç’do bëj unë? Të shkoj te psikologu tani…? Qenke k… dhe ti më duket.

- Jo mo burrë se pyes unë ndonjërin dhe të kthej përgjigje. Ta dimë a shmanget a jo, të paktën.

- A Fevzo, paske pjerdhë dhe ti më duket. ǒmë çan trapin me gjithë këto budallallëqe.

Por Fevziu nuk u tërhoq. Të nesërmen thirri një mikun e tij neurolog dhe e pyeti si t’ia bënte fëmijës së vogël të një shokut të vet që fliste me fjalë të pista.

- Po ç’thotë?- e pyeti neurologu. - Pa ma përshkruaj pak sjelljen e tij.

- Po ja, të vjen turp t’i dëgjosh fjalinë mor burrë, se e fillon me i “Q… robt, shk… i m…, b…q i dreqit, është k… komplet”, e kështu me radhë, s’mbaron kurrë se e fillon nga e para, kur i sosen fjalët e ndyra.

- Është serioze, - i tha doktori neurolog. - Është variant skizofrenie dhe më saktë quhet KOPROLALIA ose mania për të folur vetëm me fjalë të pista. I duket vetja tërheqës dhe që bën përshtypje, kur flet me këtë lloj fjalori. Nuk ka mjekim dhe vazhdon të rëndohet gradualisht.

- Po si i bëhet hallit, se po na fëlliq në njerëzi?

- Ilaçe s’ka. Mbaje lidhur ose mbylle brenda me çelës, se nuk shpëton dot prej tij.

- Po mos e ke gabim mor doktor, se kështu nuk duket dhe aq keq. Se nuk desha të të them, se nuk është i vogël, është shoku im, nuk është djali i shokut. Është dhe biznesmen. Ka bërë një thes me lekë.

- Asnjë gjë s’do të thotë kjo. Sëmundja është sëmundje. Ai mund të bëhet edhe kryeministër dhe të flasë po njësoj.

Fevziu u pre.

“Është bërë dhe kryeministri si ai, s’ka nevojë të bëhet ai kryeministër”, - tha me vete dhe bëri të dalë.

Të nesërmen u takua me Sandrin.

- Hë mo e gjete atë doktorin e k… që do më shëronte mua? - e pyeti Fevziun.

- Sëmundjen e gjetëm, po s’po gjejmë dot ilaçin, - tha Fevziu. - Sëmundja e paska emrin Koprolalia, kurse ilaçi i vetëm më tha është që ta durojnë njerëzit, me të cilët ka të bëjë ose mos ta pranojnë në tavolinë.

- Kush s’më pranon në tavolinë mo?! Pse mo nga këta k… do çaj trapin unë?! Kur më pranon ai i pari, kush pyet për këta b…q…

- Po tek i pari është puna Sandri, se po s’të pranoi ai, këta të tjerët as me sy nuk të shikojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›