Kredi për ndërtimin e rrugëve rurale
Ndërtimi i rrugëve rurale ka përfituar edhe një kredi tjetër prej 40 milion dollarë nga Banka Islamike e Zhvillimit dhe Fondi i solidaritetit Islamik. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë ministri i Financave Ritvan Bode tha se me këtë financim do të ndërtohen 170 kilometra rrugë në verilindje të vendit, ndërkohë që sipas tij po negociohen edhe kredi të tjera.
"Kjo përbën një instrument shumë të përshtatshëm për zëvendësimin e perdorimit të fondeve të brendshëm me kredi zhvillimi dhe jo vetëm bankat që deri më sot kanë marr pjesë, po ne jemi duke mbyllur negociatat edhe me donatorë të tjerë, përfshi këtu dhe fondin japonez, të bashkëpunimit dhe konsolidimit me një vlerë të konsiderueshme dhe do të bëjmë të mundur që brenda këtij viti ne të kompletojmë vlerën, paketën totale të financimit të asfaltimit të 1500 km rruge rurale", tha Ritvan Bode, minister i Financave.
Qeveria ka një program për financimin e 400 milion dollarëve në ndërtimin e 1500 kilometrave rrugë rurale. Pjesë e këtij programi ishte edhe kredia e nënshkruar së fundi.
Adi Darsi