Ardian Bujupi incizon videoklip ne Turqi, do t'ju befasoj me risi
Kengetari Ardian Bujupi javen e kaluar ka luajtur futboll ne Superfit KISS Cup 2012 dhe ka treguar sukses, duke shenuar nje gol per skuadren e tij. Por, jo vetem me golin e shenuar ka rene ne sy Ardiani. Ndonese ne ndeshje kishte pasur edhe nderhyrje te ashpra, Ardiani thote se e ka permbajtur veten nga reagimi: "Nuk i kam lejuar vetes te beja ndonje faull, sepse ishin 10.000 veta qe na shikonin", - transmetojne mediat kosvare. Gjithashtu mesohet se Ardiani kete fillim vere nuk i ka punet keq. Ai u ka thene gazetareve gjermane se se shpejti do t`i befasoje me risi. Nje video per kengen qe pretendon te behet hit veror, Bujupi e ka incizuar ne Alanya te Turqise dhe kjo tingellon relativisht premtuese.