Thaci: Pavaresia e Kosoves, i dha kuptim Lidhjes se Prizrenit
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e ka cilesuar si nje ngjarje te jashtezakonshme ne historine e kombit Lidhjen shqiptare te Prizrenit. Ne ceremonine e zhvilluar dje ne komunen e Prizrenit, Thaci u shpreh se kesaj date historike i dha kuptim pavaresia e Kosoves. "Pavaresia e Kosoves i dha kuptim lidhjes dhe perpjekjes qindravjecare te popullit shqiptar. Kombi nuk ka qene kurre me i forte se sa ne kete 5-vjetor te Pavaresise se Kosoves dhe 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Nderhyrja e NATO-s ne vend korrigjoi nje padrejtesi te madhe historike, prandaj edhe aspiratat tona te perbashketa europiane jane te natyrshme", - u shpreh Thaci. Duke folur per rendesine e kesaj date, Thaci u shpreh se ne ndergjegjen e kombit kjo date ka vlere dhe per gjuhen dhe aspektet e tjera kulturore, pasi bashkoi shqiptaret si kurre me pare. "Kryengritjet ishin ato qe karakterizuan kete epoke. Lidhja sherbeu per te krijuar vetedije per gjuhen shqiptare dhe formoi ndergjegjen kombetare. Sot, 134 vjet me vone, vetem sa mund te nderojme ne kete altar te atdheut emrat legjendare te shqiptarise, si Abdyl Frasheri, Sulejman Vokshi e shume te tjere", - tha Thaci. Kryeministri i Kosoves theksoi se kjo ngjarje eshte me e rendesishmja per shqiptaret gjate shekullit te kaluar. Ai u ndal dhe ne faktin se me kete ngjarje, shqiptaret arriten te kene nje organizate te strukturuar me karakter politik dhe ushtarak. "Lidhja e Prizrenit e krijuar me 10 qershor 1878 me perfaqesuesit e te gjitha viseve shqiptare ishte nje organizate mjaft e rendesishme, me karakter politik, ushtarak per t'iu kundervene atyre qe tentonin pushtimin e trojeve shqiptare", - tha Thaci.