E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bashkimi kombetar do te ndodhe ne Bruksel

Presidenti Topi me ane te nje mesazhi publik ka pershendetur 134-vjetorin e mbajtjes se Lidhjes se Prizrenit. Duke vleresuar kete ngjarje historike, Topi thekson se endrra e te pareve per bashkimin e kombit do te realizohet ne Bruksel. Ai ka theksuar se "bashkimi yne kombetar, ashtu sic e deshiruan stergjysherit tane atdhetare ne Prizren para 134 vjetesh, do te ndodhe ne Bruksel, ne qendren administrative te NATO-s dhe Bashkimit Europian!". Ne mesazhin e tij Topi shprehet se kjo date ka nje vlere te vecante ne historine e kombit. "Historia shumeshekullore e mbare popullit shqiptar ka qene e tejmbushur dhe e karakterizuar nga nje kalvar i pafund sakrificash, lufterash dhe aspiratash, por Lidhja e Prizrenit, ashtu si dikur Beselidhja e Lezhes ne kohen e lavdishme te Skenderbeut", - tha Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›